Kofi Anani do të vizitojë Kinën
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hong Lei u shpreh më 24 mars se, me ftesën e palës kineze, i dërguari i posaçëm i përbashkët i OKB-së dhe i Lidhjes Arabe për Sirinë Kofi Anan do të bëjë më 27 dhe 28 mars një vizitë në Kinë. Pala kineze i kushton rëndësi kësaj vizite dhe përkrah përpjekjet ndërmjetësuese të z. Anan në çështjen e Sirisë. Kina shpreson që kjo vizitë do të luajë rol konstruktiv për zgjidhjen e drejtë, paqësore dhe të arsyeshme të problemit sirian. (Vera/Artani)