PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rusia, Kina e Kuba votojnë kundër projektrezolutës për Sirinë
2012-03-24 20:23:56 cri komenti juaj Printoni
Më 23 mars sesioni i 19-të i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së miratoi në Gjenevë projektrezolutën mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Siri. Për arsye të mungesës së paanësisë në përmbajtjen e kësaj projektrezolute, Rusia, Kina dhe Kuba votuan kundër saj.

Në projektrezolutë kishte shumë referime ndaj deklaratës së kryetarit të "Miqve të Sirisë" dhe vazhdonte ushtrimi i presionit ndaj qeverisë siriane, ndërsa shmangej me çdo kusht ose zbutej dënimi ndaj veprimeve të dhunës të fraksioneve të opozitës dhe terroristëve. Rusia paraqiti një amendament, i cili nuk u miratua, prandaj ajo kërkoi që projektrezoluta të hidhej për votim. Përveç Rusisë, edhe Kina e Kuba votuan kundër. (Vera/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China