PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina shpreson në zgjidhjen me dialog të çështjes bërthamore të Iranit
2012-03-22 10:30:17 cri komenti juaj Printoni

Zv/përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Wang Min tha të mërkurën se Pekini shpreson në përpjekjet e përbashkëta, marrjen e masave konstruktive dhe nisjen e dialogut për zgjidhjen e problemit bërthamor të Iranit.

 

Wang Min tha se me përpjekjet e SHBA-së, Rusisë, Britanisë së Madhe, Francës, Kinës, Gjermanisë dhe Iranit, palët u angazhuan për dialog serioz. Sipas tij, ky proces ka tendenca pozitive.

 

Ai tha gjithashtu se Irani si vend që ka nënshkruar "Traktatin e mospërhapjes së armëve bërthamore" ka të drejtat të shfrytëzojë energjinë bërthamore për qëllime paqësore, por në të njëjtën kohë duhet të përmbushë edhe detyrimet ndërkombëtare.

 

Wang shtoi se Pekini shpreson që Irani të forcojë më tej dialogun e bashkëpunimin me Agjencinë  Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore dhe që kjo e fundit të luajë një rol konstruktiv. (Çang Çuo/ Ardi Pulaj)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China