Sipas të dhënave të publikuara në të mërkurën, vitin e kaluar pati prirje të shtimit të numrit të turistëve kinezë në vende të ndryshme të botës. E madje mund të thuhet se turistët kinezë po bëhen "shpëtimtarë" të turizmit në vende të ndryshme.
Nga të dhënat del se në vitin 2011 ndër turistët e huaj që e vizituan SHBA-në, numri i turistëve kinezë u rrit 36% në krahasim me vitin 2010; ndërkohë, edhe numri i turistëve kinezë në Rusi u shtua 48%.
Tani 146 vende e rajone në botë janë bërë destinacione turistike për kinezët. Rritja e shpejtë e numrit të kinezëve që udhëtojnë jashtë vendit ka nxitur rimëkëmbjen e turizmit ndërkombëtar. (Wang Lei/Leftion Peristeri)