PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina: Furnizimi me naftë nga Irani, i ligjshëm dhe nuk dëmton interesat e komunitetit ndërkombëtar
2012-03-21 21:01:07 cri komenti juaj Printoni
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei u shpreh të mërkurën, në Pekin, se duke u nisur nga nevoja e zhvillimit ekonomik, Kina importon nëpërmjet kanaleve normale naftë nga Irani, gjë që është e arsyeshme, e ligjshme dhe nuk shkel rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e as nuk dëmton interesat e palës së tretë dhe të komunitetit ndërkombëtar. Një ditë më parë, sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton gjatë një deklarate tha se SHBA-ja fillimisht nuk do t'i kërkojë Japonisë dhe 10 shteteve europiane të zbatojnë sanksionet e reja të rënda kundër Iranit. Lidhur me këtë, Hong Lei theksoi se pala kineze kundërshton që një vend të ushtrojë sanksione të njëanshme kundër një vendit tjetër dhe nuk do të pranojë praktikën e sanksioneve të njëanshme në një vend të tretë. (Du/Albana)
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China