Z. Xi vuri në dukje gjithashtu se pala kineze është e mendimit se izraelitët e palestinezët dhe vendet e tjera arabe duhet t'i zgjidhin mosmarrëveshjet nëpërmjet bisedimeve politike mbi bazën e konventave përkatëse të OKB-së, të parimeve të shkëmbimit të tokës për paqe etj.
Nga ana e tij zv.kryeministri izraelit Lieberman shprehu kënaqësi për vlerësimin e Xi Jingping-ut lidhur me marrëdhëniet dypalëshe, si dhe tha se pala izraelite shpreson të arrijë paqen dhe bashkekzistencën paqësore me vendet arabe. (Vera/Artani)