PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mediat në Shqipëri raportojnë rreth dy sesioneve të marsit
2012-03-15 16:54:49 cri komenti juaj Printoni
Mediat në Shqipëri i kanë kushtuar vëmendje punimeve të sesionit të 5-të të legjislaturës së 11-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës dhe sesionit të 5-të të Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez.

Televizioni "Top Channel" njoftoi se kryeministri Wen Jiabao uli pritshmëritë për rritjen ekonomike të Kinës, ndërsa hapi punimet e kongresit të fundit partiak nën drejtimin e tij. Duke folur përpara tre mijë delegatëve në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin, Wen foli gjithashtu për çështjet ushtarake dhe mosmarrëveshjet territoriale me fqinjët. Ai propozoi rritjen e të drejtave të pronës për fermerët, ndërsa konsideroi të domosdoshme për ushtrinë kineze që të jetë në gjendje të "fitojë luftrat e mundshme lokale". Televizioni "Top Channel" njoftoi se ky është kongresi i fundit parlamentar, përpara se një proces i ndryshimit të lidershipit në krye të shtetit njëpartiak të nisë në tetor. Sipas ekspertëve, me presidentin Hu Jintao që ka lajmëruar tërheqjen e tij nga jeta politike, zëvendëspresidenti Xi Jinping pritet të ngjitet në pozicionin më të lartë drejtues në Pekin. Siç është zakon në mbledhje të tilla, Wen Jiabao nisi fjalimin e tij duke numëruar një sërë arritjesh ekonomike, por paralajmëroi se rritja për këtë vit do të jetë prej "vetëm" 7,5%, më pak se parashikimet që flisnin për rritje 9-10%. Ndërsa objektivi për inflacionin u fiksua në 4%, ndërsa u premtua krijimi i nëntë milionë vendeve të reja të punës në 2012-n. Wen foli edhe për rritje të konsumit të brendshëm, rritjes së shpenzimeve për shërbimet sociale dhe të nivelit të jetesës për të gjithë popullsinë. Raportimi i televizionin "Top Channel" gjithashtu përqëndrohet tek përfshirja në një betejë verbale mes Kinës dhe fqinjve për një sërë territoresh kufitare dhe detare të pretenduara prej Pekinit zyrtar. "Rritja e vëmendjes ndaj forcave tona të armatosura është e natyrshme, pasi është e domosdoshme për vendin që të kemi një ushtri të fortë, në gjendje që të fitojë në konfliktet e mundshme rajonale që mund të formohen në të ardhmen", raportoi "Top Channel" duke cituar deklaratën e Wen. Gjithashtu në këtë televizion u pasqyrua dhe konferenca për shtyp e kryeministrit Wen, ku sipas "Top Channel", ai mbrojti vendimin për të mbajtur nivelin e rritjes ekonomike të Kinës në 7.5 përqind edhe për këtë vit, si një vendim thelbësor për vijueshmërinë e rritjes së ekonomisë së dytë më të madhe në botë. Pasi foli për marrëdhëniet Kinë-SHBA, sidomos në fushën ekonomike, Wen Jibao nënvizoi nevojën e ndërmarrjes së reformave të thella monetare. Kryeministri kinez foli për pikëpamjet e tij mbi reformat ekonomike dhe politike. Ai tha se është koha e duhur që këto të ndërmerren gradualisht dhe të kontrolluara si mënyra më e mirë për ekonominë kineze, njoftoi "Top Channel".

Ndërsa televizioni tjetër i Tiranës, ABC NEWS, gjithashtu përqëndrohet tek fjalimi i kryeministrit kinez Wen, sidomos tek ekonomia. "Wen Jiabao foli për nxitjen e konsumit të brendshëm, duke rritur shpenzimet në shërbimet sociale dhe rritjen e të ardhurave në shtresat e ulëta dhe të mesme, si dhe zgjerim të kredisë konsumatore", raportoi ABC NEWS duke cituar Wen: "Synojmë të promovojmë zhvillimin e fuqishëm ekonomik, të mbajmë çmime të qëndrueshme, të jemi vigjilentë ndaj rreziqeve financiare duke ruajtuar ofertat për kredi në nivelin e duhur si dhe duke mbajtur qëndrime të kujdesshme dhe fleksibël, ka thënë ai. Çështja e sigurisë ishte gjithashtu në fokus të fjalës së Wen Jiabao, raportoi televizioni "ABC NEWS", duke shtuar se sesionet mbahen pikërisht një ditë pasi Kina njoftoi për një rritje prej 11.2% në shpenzimet për mbrojtjen, që do të thotë në më shumë se 100 miliardë dollarë për herë të parë. Gjithashtu është njoftuar edhe për një rritje prej 11.5% në shpenzimet e sigurisë publike duke e çuar në 111 miliardë dollarë shumë totale vjetore, njoftoi televizioni "ABC NEWS".

Tek çështja e mbrojtjes dhe sigurisë në Kinë, është përqëndruar dhe gazeta e përditshme e Tiranës, "Shqip". Sipas gazetës, buxheti i Pekinit për mbrojtjen ka ardhur duke u rritur në dy dekadat e fundit, duke u renditur i dyti pas atij amerikan. Një pjesë e madhe e shumës së planifikuar për vitin 2012 do të shpenzohen në ndërtimin e aeroplanmbajtëseve, avionëve të pakapshëm prej radarëve dhe raketave që janë në gjendje të godasin satelitët në hapësirë, shkruan "Shqip".

"Shteti më i populluar në botë me më shumë se 1.3 miliardë banorë ka mosmarrëveshje të vjetra territoriale me Vietnamin, Filipinet, Japoninë si dhe ka vendosur qindra raketa në bregdet drejtuar Tajvanit, ishull i cili vazhdon të konsiderohet si pjesë e territorit kinez. Me shpalljen e buxhetit të ri, Li Zhaoxing, ish ministri i jashtëm dhe zëdhënësi i Parlamentit të Kinës, u përpoq të qetësojë zërat rreth programit të ri të shpenzimeve. "Kina është e angazhuar në rrugën e zhvillimit paqësor dhe ndjek një politikë kombëtare të mbrojtjes, siç ka bërë gjithnjë", tha ai. "Kina ka një popullsi prej 1.3 miliardë banorësh, një territor të madh dhe vijë të gjatë bregdetare. Por shpenzimet tona në fushën e mbrojtjes janë relativisht më të ulëta krahasuar me vendet e tjera të mëdha". Në të vërtetë, krahasuar me vendin që zë në GDP-në e vendit, buxheti zyrtar ushtarak i Kinës është shumë herë më i ulët se SHBA apo Britania e Madhe, shkruan gazeta "Shqip".

Raportimet e mediave shqiptare për sesionet e marsit përfshinë edhe qëndrimet e Pekinit për Iranin.

Televizioni "Ora News" njoftoi se Ministri i Jashtëm i Kinës Yang Jieçi përsëriti se Pekini është kundër krijimit të armëve bërthamore nga ana e Iranit. Duke folur në një konferencë për gazetarë, Yang tha se Kina është kundër krijimit të armëve bërthamore si nga Irani ashtu edhe nga ndonjë vend tjetër në Lindjen e Mesme. Por, Yang njofton televizioni "Ora News" ka theksuar se Irani ka të drejtë që të zhvillojë energji bërthamore për qëllime paqësore. Ai po ashtu tërhoqi vërejtjen kundër sanksioneve të njëanshme.

Tek paralajmërimet e Kinës ndaj armëve bërthamore të Iranit, është përqëndruar në raportimin e tij edhe televizioni "Albanian Screen". Raportimi nga konferenca për shtyp e ministrit të jashtëm, Yang Jieçi, thekson faktin se nuk pranohet që ndonjë vend në Lindjen e Mesme, përfshirë këtu dhe Iranin, të zhvillojë dhe të posedojë armë bërthamore". (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China