PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wen Jiabao: Reforma duhet të vazhdojë
2012-03-14 20:23:16 cri komenti juaj Printoni
Më 14 mars paradite u zhvillua në Pekin konferenca e shtypit e sesionit të 5-të të legjislaturës së 11-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari mbi programin e reformës së sistemit politik në Kinë, kryeministri kinez Wen Jiabao u shpreh se reforma duhet të vazhdojë, ajo nuk mund të ketë kthim prapa e as nuk mund të qëndrojë në vend.

Wen Jiabao tha se, me zhvillimin ekonomik kanë lindur edhe probleme, si shpërndarja e pabarabartë e të ardhurave, humbja e besimit, korrupsioni etj. Ne e dimë, u shpreh ai, që për të zgjidhur këto probleme duhet të zhvillojmë jo vetëm reformën e sistemit ekonomik, por edhe të atij politik, sidomos reformën në sistemin e udhëheqësisë së shtetit dhe të partisë. Tani, vijoi z. Wen, po ndodhemi në periudhën kyçe të reformës dhe, pa suksesin e reformës së sistemit politik, reforma e sistemit ekonomik nuk mund të vazhdojë deri në fund, madje rezultatet e arritura mund të kenë prapakthim.

Wen Jiabao u shpreh gjithashtu se reforma është shumë e vështirë. Kina, një vend i madh me 1 miliard e 300 milionë banorë, duhet të niset nga gjendja e vet konkrete dhe të zbatojë gradualisht politikën e socializmit demokratik. (Vera/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China