PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Diplomacisë kineze në postmoderizëm, i duhen njerëzit"
2012-03-14 15:42:36 cri komenti juaj Printoni

Në një editorial në gazetën "China Daily", gazetari Zhang Haizhou shkruan se tetë vjet më parë, kur studionte për marrëdhëniet ndërkombëtare në Britaninë e Madhe lexoi librin "Presidenca postmoderniste". Në libër shkruhet se presidentët amerikanë në kohën e globalizimit janë presidentë postmodernë. Ata nuk funksionojnë në nivel federal vetëm duke takuar udhëheqës botërorë ose vetëm duke bashkëpunuar me qeverinë, por atyre i duhet që t'i drejtohen edhe popullit.

Me të njëjtën logjikë, nuk është vetëm presidenca amerikane në kohën e postmodernizimit. Por edhe diplomacia kineze

Zhang Haizhou mbuloi në punën e tij si gazetar, aktivitetet e nënkomitetit për marrëdhëniet me jashtë të Konferencës Konsultative Politike të popullit kinezë gjatë sesioneve të marsit të këtij viti.

Fillimisht mendoi se shumica e anëtarëve të nënkomitetit, në mos të tërë, ishin diplomatë, në detyrë ose në pension. Por Zhang Haizhou zbuloi të kundërtën gjatë takimit të së dielës: vetëm shtatë nga 39 anëtarët janë diplomatë aktualë ose ish-diplomatë. Të tjerët janë redaktorë lajmesh, një piktor i njohur, profesorë, një ish gjeneral, disa përfaqësues të organizatave që merren me çështjet sociale dhe disa zyrtarë qeveritarë.

Padyshim që pjesë e nënkomitetit janë edhe diplomatët me influencë, si përfaqësuesi special i Kinës për çështjen e gadishullit Korean dhe i dërguari i posaçëm në Lindjen e Mesme.

Por përbërja në përgjithësi, thotë gazetari Zhang Haizhou, tregon se diplomacia nuk është një punë vetëm për diplomatët në kohën e globalizmit, internetit e rrjeteve sociale. Ai sugjeron që çdo kinez duhet të përfshihet në diplomaci. Madje ai jep një shembull.

Zhang Haizhou intervistoi pianistin e njohur kinez, Li Yundi në Londër kur ai po zhvillonte një turne një mujor në Europë për të promovuar albumin e tij të fundit dhe koleksionin e parë të muzikës kineze, "Red Piano".

Li ka shërbyer si ambasador i muzikës, duke lidhur publikun kinez me muzikën klasike perëndimore. Për shembull, pa interpretimin e tij me finesë të veprave të Shopenit, këto të fundit nuk do të kishin të njëjtën vlerë.

Por dhjetë vjet pasi u bë i famshëm në interpretimin e veprave të kompozitorëve perëndimorë, Li tani po bën të kundërtën: luan muzikë kineze përpara publikut perëndimor.

Li thotë se promovimi i muzikës kineze jashtë kufijve, ka qënë synimi i tij kryesor në jetën artistike. Ai nuk është thjesht një ambasador i muzikës; ai është gjithashtu pjesë e diplomacise publike kineze. Kjo e fundit ka qënë një çështje e nxehtë gjatë kësaj kohe dhe ka zënë një vend të rëndësishëm gjatë punimeve të këtij viti në nënkomitet. Disa nga anëtarët janë shprehur për median se promovimi i diplomacisë publike është një detyrë kryesore e Konferencës Konsultative.

Por ka një dallim mes anëtarëve të konferencës dhe pianistit Li, që nuk ka ndonjë funksion zyrtar. Sipas gazetarit të "China Daily", Zhang Haizhou, diplomacia publike mund të funksionojë vetëm me përfshirjen e njerëzve të thjeshtë në të, dhe mund të jetë më efektive se diplomacia zyrtare, sidomos në promovimin e Kinës si fuqi e butë dhe përmirësimin e imazhit të vendit në botë. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China