Në shtatorin e vitit 2011, udhërrëfyesi "Zhvillimi i paqes i Kinës" i tregoi botës se zhvillimi i paqes është zgjedhje strategjike e Kinës për të realizuar moderizmin dhe mirëqënien e popullit dhe forcimin e vendit, tha ministri i Jashtëm i Kinës Yang Jiechi, duke shtuar se në 10 vitet e kaluara, diplomacia e Kinës pati rezultate pozitive.
"Gjatë këtyre 10 viteve, bota ndryshoi, u reformua, u rregullua. Ndërsa gjatë këtyre 10 viteve, diplomacia e Kinës u zhvillua shumë dhe pati shumë rezultate. Nën drejtimin e qëndrës së Partisë Komuniste të Kinës dhe udhëheqjen e Hu Jintaos, diploma kineze iu përshtat situatës së përgjithshme dhe përballoi mirë situatat e ndërlikuara ndërkombëtare. Diploma kineze krijoi një mjedis të favorshëm për zhvillimin e ekonomisë dhe të shoqërisë të Kinës", tha Yang.
Duke folur për vitin 2012, Yang tha se parashikohet që situata në arenën ndërkombëtare të ndryshojë. Sipas tij, gjendja rajonale dhe ndërkombëtare, që duhet të përballohet nga Kina është më e ndërlikuar dhe serioze.
Ndërsa anëtari i përhershëm i Konferencë Konsultative Politike të Kinës, zv-drejtori i Komitetit të Punëve të Jashtme, ish-zëvendësministri i jashtëm, Wu Dawei u shpreh se Kina dëshiron zhvillimin e mëtejshëm sëbashku me vende të tjera.
"Zbatimi i rrugës së zhvillimit të paqes është një politikë e rëndësishme shtetorore. Tani e zbatojmë dhe do të vazhdojmë ta zbatojmë këtë politikë. Edhe kur Kina ishte e vafër e zbatuam këtë politikë. Edhe tani që Kina është e zhvilluar, vazhdon të zbatojë këtë rrugë", tha Wu Dawei. (Çang Çuo/ Ardi Pulaj)