Shefi i diplomacies kineze Yang Jiechi duke folur për çështjen e Sirisë tha se Pekini paraqiti gjashtë propozime për trajtimin e zgjidhjen e situatës. Sipas tij, udhëheqësit e Kinës e kanë shprehur qëndrimin në disa raste. "Diplomatët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës po shkëmbejnë mendime me palë të ndryshme, edhe unë telefonova dhe bisedova me përfaqësuesit e palëve", tha Yang, duke shtuar se qëndrimet dhe propozimet e Kinës kanë gjetur mbështetje. (Çang Çuo/ Ardi Pulaj)