Ministri i Jashtëm i Kinës Yang Jiechi, gjatë konferencës për shtyp në kuadër të sesionit të 5-të të legjislaturës Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës u shpreh se lidhur me problemin e borxheve në Evropë, Pekini dëshiron të vazhdojë të investojë për të zgjidhur këtë çështje.
"Mendoj se së fundi udhëheqësit kinezë e evropianë janë takuar dhe kanë arritur rezultate të rëndësishme. Perspektiva e zhvillimit të marrëdhënieve kino-europiane është e gjerë. Megjithëse monedha e përbashkët europiane po përballet me shumë vështirësi, Kina beson që Europa ka aftësinë dhe që të kapërcejë vështirësitë, të zgjidhë problemin e borxheve dhe të arrijë një zhvillim të mëtejshëm", tha Yang duke shtuar seKina ka besim tek Europa e Euro-ja dhe mbështet stabilitetin e kësaj monedhe dhe të financave europiane. (Çang Çuo/ Ardi Pulaj)