Ministri i Jashtëm i Kinës Yang Jiechi tha se përsa i përket programit bërthamor të Iranit, Kina kundërshton që vendet e Lindjes së Mesme, përfshirë Iranin, të krijojnë ose zhvillojnë armë bërthamore. Njëkohësisht ministri shtoi se gjithsesi të gjitha vendet kanë të drejtën të shfrytëzojnë energjinë bërthamore.
Në konferencën e shtypit të sesionit të 5-të të legjislaturës së 11-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Yang Jiechi tha se paqja, stabiliteti e zhvillimi janë interesat thelbësore të popujve në Lindjen e Mesme, që përputhen me interesat e komunitetit ndërkombëtar. Kjo është pika e fillimit dhe baza e Kinës për zgjidhjen e problemit bërthamor të Iranit, tha ai.
Yang Jiechi u shpreh se Kina i kushton rëndësi bisedimeve mes ndërkombëtarëve dhe Iranit. Në këtë kuadër, Kina ruan kontakte të ngushta me SHBA, Rusin, vendet e BE-së etj.
"Shpresojmë të zhvillojmë sa më parë bisedimet e rradhës për të nxitur procesin e zgjidhjes së problemit bërthamor të Iranit. Mendojmë se duhet të zgjidhet problemi nëpërmjet dialogut e jo konfliktit, nëpërmjet bashkëpunimit e jo sanksioneve. Kundërshtojmë sanksionet e njëanshme, që janë ndërmarrë nga shumë vende", tha Yang Jiechi. (Çang Çuo/ Ardi Pulaj)