PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Yang flet për marrëdhëniet Kinë-SHBA
2012-03-14 09:33:43 cri komenti juaj Printoni

Duke folur për marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA, ministri i jashtëm Yang Jiechi tha se këtë vit shënohet 40 vjetori i "Deklaratë së Shangait" dhe se gjatë kësaj periudhe, marrdhëniet mes dy vendeve patën ulje-ngritje, por tani tendenca e zhvillimit të mëtejshëm është positive.

Sipas tij, të dyja palët duhet të zbatojnë parimet e deklaratës kino-amerikane dhe të respektojnë interesat e njëri-tjetrit. Pala amerikane duhet të mbajë premtimet dhe të trajtojë me kujdes çështjen e Tajvanit, të Tibetit etj., shtoi ministry. Ai tha se të dyja palët duhet të vazhdojnë të forcojnë kontaktet dhe të shtojnë besimin reciprok strategjik, të shmangin ndërhyrjet dhe të ndërtojnë një situatë të re të bashkëpunimit, nëpërmjet vizitave të nivelit të lartë, dialogut dhe ekonomisë.

Yang Jiechi u shpreh se Azi- Paqësori është rajoni ku takohen interesat kineze dhe ato amerikane, duke shtuar se Kina shpreson dhe mirëprit SHBA-në të luajë një rol konstruktiv në këtë rajon, duke respektuar edhe interesat kineze. (Çang Çuo/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China