PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ministri i Jashtëm i Kinës, thirrje për ruajtjen e paqes në Azi
2012-03-14 09:32:15 cri komenti juaj Printoni

Gjatë mbajtjes së sesionit parlamentar vjetor të Kinës, ministri i Jashtëm Yang Jiechi u bëri thirrje vendeve fqinje të ruajnë ritmin paqësor të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Ministri i Jashtëm kinez Yang Jiechi theksoi se janë ndërmarrë hapa pozitivë kohët e fundit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes vendeve aziatike.

"Kina shpreson se vendet përkatëse do të respektojnë të drejtat legjitime dhe interesat e saj në rajonin e Azi-Paqësorit dhe do të shmangin komentet apo të ndërmarrin veprime që do ta komplikonin situatën."

Më herët qeveria japoneze emërtoi disa ishuj rreth ishullit Diaoyu.

Ministria e Jashtme e Kinës deklaroi se kjo lëvizje është e pavlefshme pasi Kina gëzon sovranitetin "e padiskutueshëm" mbi ishullin Diaoyu dhe ishujt për rreth tij.

Ministri i Jashtëm Yang Jiechi u bëri thirrje japonezëve të respektojnë historinë dhe ta trajtojnë këtë çështje të ndjeshme siç duhet me Kinën.

Duke folur për çështjen e Detit të Kinës Jugore, Yang Jiechi u sugjeroi vendeve përkatëse të lenë mënjanë mosmarrëveshjet dhe ta zhvillojnë zonën së bashku.

"Kina dhe vendet përkatëse kanë aftësinë dhe mençurinë për ta trajtuar siç duhet çështjen e Detit të Kinës Jugore dhe të punojnë bashkërisht për paqe dhe stabilitet në këtë rajon. "

Kina dhe Shoqata e Vendeve të Azisë Juglindore kanë arritur një marrëveshje mbi udhërrëfyesin e zbatimit të Deklaratës së Sjelljes së Palëve në Detin e Kinës Jugore.

Megjithatë, mosmarrëveshjet territoriale vazhdojnë, ku Filipinet së fundi hapën një tender ndërkombëtar për kompanitë e huaja për kërkimin e naftës dhe gazit në rajon.

Pala kineze e ka bërë të qartë se lëvizja është e paligjshme, ndërsa një editorial i gazetës China Daily i quante Filipinet ngatërrestarë në mosmarrëveshjet detare.

Në lidhje me çështjen bërthamore të gadishullit Korean, Yang Jiechi u bëri thirrje të gjitha palëve të punojnë bashkërisht për të nxitur bisedimet 6-palëshe të çarmatimit bërthamor.

"Ne shpresojmë se të gjitha palët e shqetësuara do të bashkojnë mençurinë e largojnë shqetësimet duke punuar bashkërisht për luajtjen e rolit konstruktiv për përparimin e procesit të bisedimeve 6-palëshe për çarmatimin bërthamor të gadishullit Korean dhe vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Azisë Veriore."

Pas takimit të ndërmjetësve të çështjes bërthamore të Koresë së Veriut dhe SHBA-së mbajtur në Pekin, Koreja e Veriut pranoi të pezullojë programin e saj bërthamor: testimin e raketave me rreze të gjatë veprimi dhe pasurimin e uraniumit.

Koreja e Veriut gjithashtu pranoi lejimin e inspektorëve të Kombeve të Bashkuara të verifikojnë dhe monitorojnë aktivitetin e saj bërthamor.

Ministri i Jashtëm kinez, njoftoi se një prej drejtuesve më të lartë të shtetit do të jetë pjesëmarrës në një samit rreth çështjes bërthamore në Seul më vonë gjatë muajit.

Përveç Azisë, ministri Yang Jiechi foli edhe për programin bërthamor të Iranit dhe situatën në dukje të përkeqësuar në Lindje e Mesme.

"Rreth çështjes bërthamore të Iranit, ne kundërshtojmë zhvillimin dhe zotërimin e armëve bërthamore nga çdo vend në Lindjen e Mesme, përfshirë Iranin. Në të njëjtën kohë, ne besojmë se të gjitha vendet duke përmbushur përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre, kanë të drejtë për përdorimin paqësor të energjisë bërthamore."

Kina propozoi një deklaratë gjashtëpikëshe për zgjidhjen politike të krizës siriane, duke ofruar mbështetjen e saj pas vlerësimit të situatës humanitare në vend duke vlerësuar edhe rolin ndërmjetësues të Kombeve të Bashkuara dhe Lidhjes Arabe.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China