PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Renminribao", urime për sesionin e AKP-së
2012-03-14 19:40:39 cri komenti juaj Printoni

Gazeta kineze "Renminribao" do të publikojë në numrin e 15 marsit një koment, ku do të shprehen urimet e ngrohta për zhvillimin me sukses të sesionit të 5-të të legjislaturës së 11-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës (AKP).

Në këtë artikull vihet në dukje që arritje kyçe e këtij sesioni është miratimi i amendamentit të Kodit të Procedurës Penale, pasi ky amendament mbështetet në situatën e përgjithshme në Kinë dhe në parimin e "respektimit dhe të garantimit të të drejtave të njeriut". Sipas komentit, amendamenti balancon ndëshkimin penal me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe e çon më tej sistemin e tanishëm në rrugën ligjore, demokratike dhe shkencore.

Krahas kësaj, edhe me Kodin Zgjedhor të rishikuar do të mundësohen në legjislaturën e 12-të zgjedhjet në bazë të përpjesëtimit të njëjtë të popullsisë në zonat urbane dhe rurale. Ky është një hap i madh në zhvillimin e politikës së socializmit demokratik në Kinë.(Jiang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China