Kryeministri kinez Wen Jiabao tha të mërkurën në Pekin se vëllimi i përgjithshëm i ekonomisë kineze arriti në 47 trilionë juanë dhe mbi këtë bazë, rritja ekonomike prej 7.5% nuk është e ulët.
Wen Jiabao i tha këto në konferencën e shtypit të sesionit të 5-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.
"Kësaj here ulim parashikimin për rritjen ekonomike, me qëllim që ta ndryshojmë mbështetësen e rritjes ekonomike në përparimin teknologjik dhe në ngritjen e cilësisë së krahut të punës, që të realizohet me të vërtetë rritja e cilësisë së mirë në favor të ristrukturimit ekonomik dhe të ndryshimit të mënyrës së zhvillimit. Kina do të ndjekë rrugën e kursimit të burimeve natyrore dhe të shkëputet nga mbështetja e tepërt te konsumi i burimeve dhe ndotja e mjedisit dhe zhvillimi ekonomik i Kinës të favorizojë në fund jetesën e banorëve të thjeshtë," shpjegoi kryeministri Wen Jiabao (Wang Lei/Albana)