Përfundoi të mërkurën, në Pekin, sesioni i 5-të i legjislaturës së 11-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.
Në seancën e mbylljes, u miratuan me votim rezoluta mbi raportin e veprimtarisë së qeverisë, rezoluta mbi gjendjen e zbatimit të buxheteve qendrore dhe vendore të vitit 2011 dhe raporti mbi buxhetet qendrore dhe vendore të vitit 2012, rezoluta mbi rishikimin e Kodit të Procedurës Penale dhe dokumente të tjera të rëndësishme. (Wang Lei/Albana)