PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wen Jiabao flet për marrëdhëniet tregtare Kinë-SHBA
2012-03-14 12:21:29 cri komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Wen Jiabao duke folur të mërkurën për marrëdhëniet ekonomiko-tregtare mes Kinës dhe SHBA tha se çështja e pabarazisë tregtare mes dy vendeve duhet të zgjidhet nëpërmjet bashkëpunimit.

Shefi i qeverisë së Pekinit i bëri komentet gjatë një konference për shtyp para gazetarëve kinezë e të huaj, në kuadër të sesionit të 5-të të legjislaturës së 11-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.
 
Wen Jiabao tha se në vitin 2009 dhe 2011, zhvilloi bisedime të rëndësishme me presidentin amerikan Barak Obama për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në marrëdhëniet tregtare kino-amerikane, ku u paraqitën edhe disa propozime. 

Sipas tij, ato përfshijnë shtimin e importit të produkteve amerikane në Kinë dhe heqjen nga SHBA-ja të kufizimit të eksporteve nga Kina, shtimin e investimeve të dyanëshme, forcimin e bashkëpunimit në fushën e teklonogjisë së lartë dhe të infrastrukturës etj.

Kryeministri Wen Jiabao shtoi se presidenti Obama i kushton rëndësi të veçantë këtyre propozimeve dhe se të dyja palët kanë filluar t'i shqyrtojnë ato. (Fani/ Ardi Pulaj)


Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China