PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wen Jiabao: Kina do të vazhdojë e palëkundur reformën
2012-03-14 18:51:36 cri komenti juaj Printoni

Më 14 mars u mbyll sesioni vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës. Në takimin me gazetarët kinezë e të huaj pas përfundimit të sesionit, kryeministri Wen Jiabao theksoi që reforma në Kinë ka hyrë në fazën e konsolidimit dhe ajo mund të ecë vetëm përpara, e jo të shkojë prapa ose të mbetet në vend.

Sivjet Kina ka përcaktuar objektivin e rritjes ekonomike 7.5 për qind, më e ulët sesa mbi 8 për qind që ka qenë vitet e kaluara. Lidhur me këtë, z. Wen shpjegoi:

"Ekonomia kineze ndjek një rrugë zhvillimi që vlerëson cilësinë, duke kapërcyer problemin e mosekuilibrimit e të mosvazhdueshmërisë dhe duke dhënë një ndihmesë thelbësore në zhvillimin e ekonomisë botërore. Tani puna jonë kryesore është të ruajmë siç duhet marrëdhëniet midis zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, rregullimit strukturor dhe kontrollit të inflacionit. Gjithashtu do të bëjmë përpjekje për të arritur një efektivitet më të madh ekonomik, që t'i sjellim popullit më shumë përfitime."

Wen Jiabao theksoi disa herë gjatë konferencës së shtypit që autoriteti i qeverisë buron nga populli kinez. Ai nuk i anashkaloi çështjet shoqërore si shpërndarja e pabarabartë e të ardhurave, mungesa e besueshmërisë, korrupsioni etj. Por, sipas tij, për t'i zgjidhur këto probleme që janë shfaqur gjatë procesit të zhvillimit, duhet të kryhet reformë jo vetëm në sistemin ekonomik dhe politik, por edhe në udhëheqësinë e partisë dhe të shtetit. Z. Wen theksoi:

"Unë i njoh mirë vështirësitë e reformës, por gjëja kryesore është që çdo reformë duhet të mbështetet në ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e popullit, entuziazmin dhe shpirtin e tij krijues."

Kryeministri premtoi gjithashtu përmirësimin e jetës së popullit në disa aspekte:

"Së pari, do të hartojmë projektin e reformës së shpërndarjes së të ardhurave; së dyti, do të hartojmë rregulla për të siguruar të drejtat e pronësisë të fermerëve mbi tokën që kanë marrë me kontratë; së treti, do të realizojmë mbulimin e përgjithshëm me pensione në qyteza dhe fshatra; së katërti, do të vazhdojmë ndihmën për zonat e varfra sipas standardeve të reja; së fundi, shpenzimet për arsimin në buxhet do të zënë 4 për qind të GDP-së." (Wang Xianya/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China