Në paraditen e 13 marsit, përfundoi në Pekin sesioni i 5-të i legjislaturës së 11-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK). Liderët shtetërorë të Kinës, si Hu Jintao etj, ishin të pranishëm në ceremoninë e mbylljes.
Mbyllja u drejtua nga kryetari i KKPPK-së, Jia Qinglin, i cili vuri në dukje se gjatë sesionit, anëtarët e konferencës kanë diskutuar thellësisht raportin e punës së qeverisë kineze dhe kanë propozuar mendimet e veta mbi temat, si përmirësimi i makrokontrollit, shpejtimi i ndryshimit të mënyrës së zhvillimit ekonomik, garantimi i jetesës së banorëve dhe thellimi i reformës dhe hapjes.
KKPPK-ja është institucion suprem i konsultimeve politike në Kinë. Çdo legjislaturë ka mandat 5-vjeçar. Sesioni i sivjetshëm është i fundi i legjislaturës së 11-të.(Jiang Lei/Albana)