Kina shënoi në shkurt deficitin më të madh tregtar të dy dekadave të fundit.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi se importet gjatë muajit të kaluar u rritën me rreth 40%, ndërsa eksportet me mbi 18%. Kjo solli që deficiti tregtar të arrinte shifrën 31.5 miliardë dollarë amerikanë, më e larta që nga viti 1990.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tha se zgjerimi relativisht i shpejtë nominal u ndikua edhe nga baza e paktë krahasuese, për shkak të pushimeve gjatë Festës së Pranverës, që këtë vit ishin në janar.
Eksportet në janar ranë me 0.5%, krahasuar me një vit më parë, ngadalësimi më i madh në më shumë se dy vite dhe importet ranë edhe më shumë, me 15.3%. (Ardi Pulaj)