PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
24 filma kandidatë për Çmimet e Shoqatës së Regjisorëve
2012-03-12 20:28:06 cri komenti juaj Printoni

24 filma janë përzgjedhur për të vijuar garën për Çmimet e Shoqatës së Regjisorëve të Kinës kontinentale, ndër të cilët edhe filmi fitimprurës i regjisorit Jiang Wen "Plumbat le të fluturojnë". Tre kriteret e përzgjedhjes janë që regjisori të jetë nga pjesa kontinentale e Kinës, që filmi të jetë shfaqur në kinema në vitin 2011 dhe që kompania kinematografike të jetë e regjistruar në Shoqatën e Regjisorëve.

Filmi i pëlqyer i Tsui Harkut "Shpatat fluturuese në portën e dragoit" nuk arriti të hyjë në listën e kandidaturave, sepse Harku nuk është nga pjesa kontinentale. Po ashtu, edhe "Lulet e luftës" i Zhang Yimou-t mungon në listë për shkak se kompania kinematografike që ka prodhuar këtë film, nuk është e regjistruar në Shoqatën e Regjisorëve.

Pas votimit të 319 anëtarëve të Shoqatës së Regjisorëve, pritet që lista përfundimtare e kandidatëve të shpallet të hënën më 12 mars. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China