PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ekspertët flasin rreth uljes së parashikimit për rritjen e GDP-së
2012-03-11 19:53:21 cri komenti juaj Printoni
Kina e uli parashikimin për rritjen e GDP-së së saj në 7.5 për qind këtë vit, më e ulëta që nga viti 2005. Si vendi i dytë me ekonominë më të madhe në botë, në proces transformimi nga rritja e bazuar tek eksportet tek rritja cilësore, Kina po ndërton një ide të qartë se çfarë është e në të mirë të ekonomisë dhe të njerëzve.

Raport i Su Yi I CRI-së.

Reporteri:

Kryeministri kinez Wen Jiabao lajmëroi uljen e parashikimit të rritjes së GDP-së në raportin e punës së qeverisë, në hapjen e sesionit të 5-të të Legjislaturës së 11-të të Asamblesë Popullore Kombëtare.

'Objektivi më i madh këtë vit për ekonominë kombëtare dhe zhvillimin shoqëror është rritja e GDP-së me 7.5 për qind dhe krijimi i më shumë se 9 milionë vende të reja pune në zonat urbane.'

Kjo është hera e parë që Kina ngadalëson rritjen e GDP-së pasi e ka mbajtur atë në një nivel të qëndrueshëm 8 për qind për 7 vite më radhë. Momentalisht, një rritje më e ngadaltë është realitet. Kina e filloi ngadalësimin e rritjes së GDP-së me 9.2 për qind në vitin 2011, nga 10.3 për qind që ishte në vitin 2010.

Megjithatë, Tang Min, ekonomist dhe zëvendës kryetar i "Fondacioni i Sipërmarrjes Sociale Ti Ndryshon Kinën", tha se ngadalësimi i rritjes së GDP-së nuk ishte i papritur. Ai e konsideron atë rezultat të rregullimeve makroekonomike.

'Një faktor i rëndësishëm është rregullimi ynë makroekonomik, si është rregullimi në tregun e pasurive të patundshme e që shkaktoi rënien të shitjeve dhe shtrëngimin e politikës monetare që synon qetësimin e inflacionit. Rregullimi vjen me iniciativën tonë. Nëse ne nuk do ta ndërmerrnim këtë iniciativë risku do të jetë më i lartë. Këto faktorë do të vazhdojnë të kenë ndikim këtë vit, kështu ngadalësimi do të ndodhë.'

Por pyetja që lind është: pse Kina, një vend me rritje të shpejtë ekonomike në dekada, parashikojnë ngadalësimin e rritjes së GDP-së?

Kryeministri Wen Jiabao e shpjegoi në raportin e tij të punës.

'Ulja e objektivit të rritjes GDP-së është kryesisht për të udhëzuar të gjithë sektorët ta përqendrojnë punën e tyre në transformimin e modelit të zhvillimit ekonomik, rritjen e cilësisë dhe për të arritur zhvillim më të mirë afatgjatë dhe me një nivel më të lartë.'

Tim Condon, Kryeekonomisit i ING Bank Asia me seli në Singapor, shpjegon se rritja ekonomike duhet të sistemojë punësimin dhe të rrisë nivelin e jetesës së njerëzve. Nuk mund të ndalohet, por duhet vetëm rregulluar për të arritur balancimin.

'Unë mendoj se ne duam të fokusohemi tek cilësia, dhe unë mendoj se ajo që duhet të fokusohemi është qëndrueshmëria. Në rastin e Kinës me siguri do të thotë më shumë rebalancim ekonomik.'

Rajone të ndryshme kanë histori të ndryshme. Për shembull në vitin 2011 provincat qendrore të Kinës patën një rritje të fortë. Provinca Hubei pati rritjen më të lartë të GDP-së prej 13.8 për qind, më të lartë edhe se provincat bregdetare apo qytete e mëdha, përfshirë Guangdong, e cila është një nga provincat më të pasura në vend, por pati një rritje vjetore të GDP-së prej vetëm 10 për qind.

Ye Qing, zëvendësdrejtor i Byrosë së Statistikave të provincës Hubei, thotë se çdo rajon ka modelin e tij të rritjes ekonomike duke shfaqur një tablo të përzierë.

'Ekonomia e Hubeit po përjeton një periudhë të shpejtë rritjeje. Ky model bashkekziston me atë që ndodhi në rajonet bregdetare, të cilat janë në një periudhë transformimi pas rritjes së shpejtë ekonomike 30-vjeçare.'

Në anën tjetër, ata që kanë rrije më të ngadaltë ekonomike nuk janë pesimistë. Li Xinghao, është kryetari dhe shefi ekzekutiv i "CHIGO Air Conditioning Group" në Fo Shan, të provincës Guangdong. Si një deputet i Asamblesë Kombëtare Popullore, Li Xinghao mendon se nuk ka rëndësi se sa shpejt rritet ekonomia vendore. Më e rëndësishme është të shqetësohesh për njerëzit nëse janë apo jo të lumtur.

'Është e rëndësishme të mbajmë një rritje ekonomike të moderuar për t'i bërë njerëzit të lumtur dhe të përmirësojmë jetën e tyre. Në Guangdong, ne tani e kuptojnë se një jetë e lumtur është pasuria më e mirë.'

Parashikimi për uljen në 7.5 për qind GDP-së është një sinjal i vazhdimësisë së rritjes ekonomike. Kina nuk duhet të gjykohet se do të ketë një ekonomi të mirë apo të keqe thjesht nga shifrat e rritjes, apo nëse nuk i qëndron "linjës së artë së rritjes 8 për qind". Një gjë është e sigurtë: Vullneti i Kinës për të rritur cilësinë e ekonomisë dhe ndjekur zhvillimin e qëndrueshëm ka si synim kryesor që sa më shumë njerëz të përfitojnë.

Raport i Su Yi i CRI-së

(Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China