PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Greqi, mbi 75 % e kreditorëve pranojnë këmbimin e bonove
2012-03-09 14:45:38 cri komenti juaj Printoni
Më shumë se 75 për qind e mbajtësve privatë të bonove në Greqi kanë nënshkruar deri tani për shkëmbimin e këtyre bonove me të reja. Qeveria greke ka vendosur pragun prej 75 për qind për të vijuar planin e shkëmbimit të bonove. Mendohet që më shumë se 90 për qind e zotëruesve të bonove të qeverisë greke do ta nënshkruajnë një plan të tillë.

Ana Diamantopulu, ministrja greke e Zhvillimit, Konkurrencës dhe Detarisë, thotë:

"Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të ardhmen ekonomike të Greqisë. Ne jemi mjaft optimistë dhe shumë punë është bërë".

Prapa lëvizjes për këmbimin e bonove qëndrojnë bankat e mëdha dhe fondet e pensioneve, të cilat kanë pranuar të pësojnë humbje deri në 74 për qind të vlerës së investimeve të tyre.

Mbajtësit privatë të bonove në Greqi nevojitet ta nënshkruajnë marrëveshjen nëse duan që BE-ja e FMN-ja të livrojnë këstin tjetër të parave për ta shpëtuar vendin nga mospagimi i borxhit. Greqisë i duhet të shlyejë një borxh masiv prej rreth 14.5 miliardë eurosh deri më 20 mars.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China