PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina konfirmon ndjekjen e rrugës socialiste
2012-03-09 19:05:22 cri komenti juaj Printoni

Kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Wu Bangguo, u shpreh se Kina do të ndjekë e palëkundur rrugën socialiste të zhvillimit politik me karakteristika kineze.

Ai i bëri këto komentet gjatë raportit për punët e tij gjatë sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës:

"Ne vazhdojmë me përpjekje rrugën socialiste me karakteristika kineze bazuar në mësimet dhe përvojën që kemi pasur brenda edhe jashtë Kinës ---Kina, një vend i madh në zhvillim me popullsi prej mbi 1.3 miliardë banorësh, 56 grupe etnike, me një themel të dobët dhe nisjen e vonuar të zhvillimit---ka qenë e aftë të ruajë stabilitet afatgjatë politik dhe harmoninë shoqërore, të ketë unitet kombëtar dhe solidaritetin etnik, si dhe mbatjen e një shpejtësie galopante zhvillimi që rrallë e hasim sot në botë."

Wu Bangguo shpjegoi gjithashtu se modelet e sistemit politik të vendeve perëndimore nuk janë të përshtatshme për Kinën.

"Ne duhet të kuptojmë natyrën e brendshme të sistemit kinez; të mbështetemi me vetëbesim tek karakteristikat tona unike; të jemi të ndërgjegjshëm për ndryshimin rrënjësor midis sistemit tonë dhe atë të fuqive perëndimore."

Z.Wu bëri thirrje gjithashtu për risi në punën parlamentare. (Wang Xianya/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China