Reforma në sistemin shëndetësor dhe skema e sigurimeve shoqërore, ishin një tjetër ndalesë e diskutimeve të Konferencës Konsultative Politike dhe Asamblesë Kombëtare Popullore.
Sipas raportit të paraqitur nga kryeministri Wen Jiabao, rreth 203 miliardë e 505 milionë juanë do të shpenzohen në fushën e shëndetësisë, duke shënuar një rritje prej 16.4% në krahasim me vitin e kaluar.
Kryeministri i Kinës Wen Jiabao tha të hënën gjatë raportit të tij në sesionin e pestë të Asamblesë Kombëtare Popullore të legjislaturës së 11-të, se në vitin 2011, u zhvillua më tej skema e përfshirjes së banorëve në sistemin e sigurimeve shëndetësore. Në rubrikën e radhës, i hedhim një vështrim në detaj raportit si dhe opinioneve të politikanëve dhe banorëve të thjeshtë.
Ndërkohë presidenti i Kompanisë së barnave "Yunanbaiyao", Wang Minghui, flet për zhvillimin e reformës shëndetësore gjatë tre vjetëve. Sipas tij janë arritur shumë rezultate, por mbeten ende sfida për reformën e spitaleve publike.