PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Urbanizmi i shpejtë, sfidë për Sistemin e Sigurimit Shoqëror
2012-03-08 16:09:59 cri komenti juaj Printoni

Duke pritur marrjen e pensionit të parakohshëm të cilin mund ta gëzojnë vetëm banorët e qyteteve, Chen Wenyun është i lumtur ta quajë vetën "qytetar" i Hefei, kryeqytet i provincës lindore kineze Anhui.

"Vetëm pasi kam siguruar pensionin mund të ndihem si qytetar i vërtetë," thotë 45-vjetari nga distrikti Shushan i Hefeit.

Qyteti Hefei filloi zbatimin e një sistemi të ri të sigurimit shoqëror në muajin shkurt, i cili mbulon pa dallim banorët e fshatrave dhe qyteteve. Kjo vjen si përpjekje e qytetit për të reduktuar hendekun që ekziston në skemën e sigurimeve shoqërore mes fshatit dhe qytetit, gjë që ka shtuar rritnim e urbanizimit të vendit.

Në Kinë qasja te shërbimet publike përcaktohet nga "hukou," i njohur si sistemi i regjistrimit të banorëve. Sistemi ofron përfitime për njerëzit të cilët janë të regjistruar si banorë vendorë, një status të cilin punëtorët emigrantë nuk e kanë.

Kjo pabarazi në shpërndarjen e burimeve dekurajon punëtorët emigrantë të vendosen në zona të caktuara. Nëse nuk trajtohet si duhet, sistemi do të pengojnë procesin e tranzicionit ekonomik të Kinës, paralajmërojnë ekspertët.

Me një rrogë të mirë dhe një vend të qëndrueshëm banimi në qytet, Chen është një nga qindra e miliona fermerë kinezë të cilët i janë bashkuar zgjerimit të urbanizimit të vendit qëkur Kina filloi reformën dhe hapjen në fund të viteve 1970.

Popullsia urbane e Kinës e kaloi për herë të parë atë rurale në fund të vitit 2011, duke numëruar 51.27 për qind të vendit me rreth 1.35 miliardë banorë, sipas të dhënave të Byrosë Kombëtare të Statistikave.

Ndryshimi historik i popullsisë në Kinë, e cila ka qenë një vend agrar për shekuj me radhë, ka tërhequr vëmendjen politikbërsve në drejtim të sigurimeve shoqërore duke i qasur ato për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga vendbanimi i tyre.

Përmirësimi i Sistemit të Sigurimeve Shoqërore të Kinës, është kthyer në një çështje kryesore gjatë mbajtjes së sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore dhe Konferencës Konsultative Politike.

Kryeministri Wen Jiabao më herët ka përmendur rëndësinë e përmirësimit të sistemit të sigurimeve shoqërore dhe rritjen e benefiteve. Wen është shprehur se qeveria e tij do të punojë për të krijuar mundësinë që skema e pensioneve bazë dhe sigurimeve shëndetësore të përfshijë të gjithë banorët e zonave rurale dhe urbane në periudhën deri në vitin 2015.

Pjesëmarrja në sistemin e sigurimeve shëndetësore bazë për rezidentët e zonave urbane që janë në marrëdhënie pune ose jo dhe sistemi i bashkëfinancimit në zonat rurale do të rriten dhe stabilizohen, shtoi kryeministri Wen.

Disa qeveri lokale kanë bërë progres thelbësor në arritjen e standardeve për sigurimet shoqërore në zonat rurale dhe qytete. Në qytetin jugperëndimor të Kinës, Chengdu, banorët kanë plane pensionesh me të njëjtat kushte. Rezidentët e zonave rurale të pesë provincave të Kinës dhe autoritetet lokale mund të marrin ndihmë nga qeveria për të mbuluar shpenzimet mjekësore.

Pavarësisht këtyre arritjeve, Kina ende ka një rrugë të gjatë përpara për unifikimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore urbane dhe rurale. 30 vjeçarja Sun Ling, ka dilemma për të zgjedhur mes planeve të sigurimit të pensioneve.

Megjithëse ajo është vendosur në qytetin Suzhou të provincës Anhui në Kinën lindore, pas viteve të punës, mund të gëzojë benefitet e planit të sigurimit të pensionit për zonat urbane.

Sun thotë se nëse humbet vendin e punës, nuk do të jetë në gjendje të paguajë për sigurimet dhe do të humbasë edhe subvencionet që qeveria ofron. Ajo shprehet se do të presë për rregullativën e re të qeverisë që do t'a lejojë të marrë skemën e sigurimeve kudo, pavarësisht vendit se ku punon.

Sun nuk është e interesuar për të qënë pjesë e një skeme pensionesh rurale. Sipas planit, pjesëmarrësit paguajnë 500 juanë (79.4 dollarë amerikane) çdo vit, duke pasur mundësinë për të marrë një pension mujor prej 109 juanë, pas 15 vitesh, një shumë që Sun thotë se është e pamjaftueshme, krahasuar me shpenzimet e saj të larta në qytet.

Zhu Jun nga departamenti i burimeve njerëzore dhe sigurimeve shoqërore në provincën Anhui thotë se informacioni për sigurimet duhet të jetë në shumë fusha, duke i krijuar njerëzve mundësinë që të kenë akses në shërbimet publike, kudo që ata janë dhe pavarësisht vendit se ku jetojnë dhe punojnë. (Leftion Peristeri/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China