PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Propozimet e zëvendësministrit të Shëndetësisë, Huang Jiefu
2012-03-08 13:39:46 cri komenti juaj Printoni

Problemet e reformës shëndetësore si marrëdhëniet midis mjekëve dhe të sëmurëve, çmimi i lartë i barnave dhe mos përmirësimi i sistemit shëndetësor parësor, kanë qenë në qendër të diskutimeve të zv-ministrit të Shëndetësisë Huang Jiefu, njëherësh anëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez.

Zëvendësministri u ndal në tri momente kyçe.

Së pari tek marrëdhëniet midis mjekëve dhe të sëmurëve. – Kanë ndodhur shpesh incidente të shkaktuara nga kontradiktat midis mjekëve dhe të sëmurëve. Huang Jiefu thotë se problemi qëndron tek gabimi i sistemit të shërbimit shëndetësor. Investimet, burimet dhe përgatitja e mjekëve janë të pabalancuara. Qytetarët dëshirojnë të shkojnë në spitalet e mëdha, çka sjell edhe mbipopullimin e tyre, ndërsa spitalet e vogla mbeten bosh. Çdo ditë një mjek viziton mbi 100 të sëmurë. "Ky mjek ka frikë të pijë ujë, sepse nuk ka kohë as të shkojë në tualet. Sigurisht, mjeku nuk e njeh situatën dhe nuk mund të flasë shumë," thotë Huang.

Ai shton se ndryshimi i sistemit s'mund të përfundojë brenda një kohe të shkurtër. Mjekët duhet të zbatojnë moralin profesional dhe t'i trajtojnë të sëmurët si të afërmit e tyre. Kjo, sipas Huang, do të jetë pika e fillimit për zgjidhjen e problemeve në marrëdhëniet midis mjekëve dhe të sëmurëve.

Një tjetër problem i ngritur nga zv-ministri i Shëndetësisë, Huang Jiefu, është ai i të ardhurave që sigurohen nga barnat në spitale.

Huang thotë se spitalet qarkullojnë shumë të mëdha parash por vetëm 10% e tyre vjen nga qeveria dhe 90% është nga të sëmurët. Ndërkohë të ardhurat e mjekëve lidhen më ngushtë me shitjen e barnave në spitale. Huang thotë se për zgjidhjen e këtij problemi të vështirë, duhet të ndryshohet i gjithë sistemi.

Duhet të jetë e qartë se mjekimi është çështje e mirëqenies publike dhe nga ana tjetër mjekimi duhet të lidhet me tregun. Ai vlerëson se rregullat janë të mira në Pekin, Shangai dhe Guangzhou, ku lejohet hapja e shërbimeve private shëndetësore, element që mund të nxitë konkurrencën në sistemin shëndetësor.

Çështje tjetër është përhapja e spitaleve të mëdha dhe njëkohësisht e sistemit shëndetësor parësor.

Vitet e fundit, reforma shëndetësore ka pasur përparime të dukshme, por përhapja e shërbimit shëndetësor parësor ka pasur gabime.

Zv-ministri Huang Jiefu, thotë se vështirësia e ndërtimit të sistemit shëndetësor parësor lidhet me mungesën e mjekëve. Ai shton se shumë njerëz mendojnë gabim lidhur me spitalet e lagjeve, duke kujtuar se aty ka vetëm mjekë të këqij dhe në spitalet e mëdha ka vetëm mjekë me shumë eksperiencë. "Mjekët duhet të nisen nga parimi se aty ku punojnë, duhet të përkushtohen," thotë Huang. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China