PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Buxheti i këtij viti për çështjet sociale, përfshirë dhe shëndetësinë
2012-03-08 09:35:56 cri komenti juaj Printoni

Në raportin e buxhetit qëndror, të paraqitur për shqyrtim në sesionin e 5-të të legjislaturës së 11-të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, u kushtohen rëndësi shpenzimeve për çështjet sociale, si arsimi, shëndetësia, sigurimet shoqërore, etj. Sipas buxhetit, në vitin 2012, autoritetet qëndrore do të shpenzojnë 1 trilionë e 384 miliardë e 800 milionë juanë në fushën sociale, duke shënuar një rritje prej 19.8% në krahasim me vitin e kaluar.

Shpenzimet për shëndetësinë

Rreth 203 miliardë e 505 milionë juanë do të shpenzohen në fushën e shëndetësisë, duke shënuar një rritje prej 16.4% në krahasim me vitin e kaluar. Do të rritet standardi i subvencioneve të sigurimeve të tipit të ri me bashkëfinancim në zonat rurale dhe i sigurimeve shëndetësore bazë për banorët në zonat urbane deri në 240 juanë për një njeri për një vit. Do të rritet edhe niveli i kthimit të shpezimeve shëndetësore. Për këto, buxheti i shtetit do të japë 105 miliardë juanë, duke e rritur shifrën për këtë zë në buxhet me 37%.

Gjithashtu do të përmirësohet sistemi i sigurisë për shpenzimet e shërbimit të shëndetësisë publike bazë në zonat urbane dhe do të vazhdojnë të zhvillohen projektet e shërbimit të shëndetësisë publike bazë dhe do të shtohen masat për parandalimin e sëmundjeve si HIV/SIDA, tuberkulozi, etj. Për këto do të shpezohen 35 miliardë e 800 milionë juanë.

Ndërkohë pritet që të mbështetet ndihma e mjekimit. Për këtë do të shpenzohet 11 miliardë e 483 milionë juanë.

Reagimet për buxhetin për shëndetësinë

Mao Fengmei, menaxheri i kompanisë "Dalishu" të qytetit Fengcheng të provincës Liaoning, tha se vitet e fundit, Kina shtoi investimet në sigurimet shëndetësore të fshtarëve, dhe subvencionimi i sigurimeve të tipit të ri me bashkëfinancim në fshat u rrit. Por tani numri i bazës së sigurimeve të tipit të ri me bashkëfinancim në fshat nuk është i madh dhe çmimet e ilaçeve janë ende të shtrenjta. Shpenzimet e fshatarëve që vuajnë nga sëmundje të rënda janë ende e mëdha. Mao shpreson që të shtohen sigurimet e ndihma për këta të sëmurë dhe shton se punëtorëve emigrantë duhet t'iu krijohet mundësia për mjekim jashtë vendlindjes dhe të kenë para të mjaftueshme për mjekim.

Sigurimi i tipit të ri me bashkëfinancim është sistemi i ndihmës për mjekimin e fshatarëve, që organizohet, drejtohet dhe mbikqyret nga qeveria. Banorët e zonave rurale me dëshirë të lirë vendosin që të marrin pjesë në këtë sistem. Ky sistem është investuar nga fshatarët, grupet e ndryshme dhe qeveria. (Çang Çuo/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China