PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Banorët e thjeshtë mund të paguajnë më pak për mjekim
2012-03-08 09:28:02 cri komenti juaj Printoni
Pas dëgjimit të raportit të punës së qeverisë nga kryeministri kinez Wen Jiabao, përfaqësuesi i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, zv-drejtori i Spitalit të Popullit të Rajonit Autonom të Singjian-Ujgurit, Mahinur Niyazh, deklaroi se punës shumëvjeçare si mjek, ndien ndryshimet që ka sjellë reforma shëndetësore. Tani, sipas tij, banorët e thjeshtë mund të paguajnë më pak për mjekim.

Mahinur Niyazh tha se pas zhvillimit të sistemit të sigurimeve shëndetësore edhe për fshatin, më shumë të sëmurë jashtë Urumqit shkojnë për mjekim në spitalin rajonal. Rreth 54% e pacientëve vijnë nga zona jashtë Urumqit. Fshatarët, pas hyrjes në fuqi të skemës së re të sigurimit shoqëror, paguajnë më pak për mjekimin.

Përfaqësuesi i provincës Qinghuai në Asamblenë Kombëtare Popullore të Kinës, Han Yongdong, tha se në të kaluarën, shumë pak fshatarë të sëmurë shkonin për mjekim në spital, sepse ata nuk kishin para të mjaftueshme të kuroheshin në spital. Por tani me skemën e re të sigurimeve shëndetësore në fshat, situata është përmirësuar ndjeshëm. Në spitalet e qytezave, është rritur ndjeshëm numri i të sëmurëve dhe mjekët janë më të zënë dhe tani një tjetër problem po bëhet shqetësues: mungesa e hapësirave në spitale

  

Në raportin e punës së qeverisë thuhet se në vitin 2012 do të shpejtohet përmirësimi i sistemit të sigurimeve shëndetësore të banorëve dhe do të konsolidohet e zgjerohet sfera e përfshirjes së sigurimeve shëndetësore. Qeveria synon të përmirësojë nivelin e sigurimeve shëndetësore dhe nivelin e administrimit e shërbimeve. Raporti i punës i qeverisë, parashikon gjithashtu edhe konsolidimin e përmirësimin e sistemit të furnizimit me barna dhe forcimin e sistemit të kujdesit shëndetësor parësor.

Për këtë, Han Yongdong, tha se me përmirësimin e kushteve në spitalet e vogla të fshatrave do të përmirësohen dhe të ardhurat e mjekëve në këto spitaleve të vogla, ndërsa për fshatarët mund të sigurohet mjekimi pa asnjë lloj problemi.

Në raportin e punës së qeverisë thuhet gjithashtu se në vitin 2012 do të nxitet reforma në spitalet publike.

Lidhur me këtë, Mahinur Niyazh shprehu përkrahjen e tij. Ai tha se reforma në spitalet publike është pjesë kryesore e reformës në sistemin shëndetësor.

Për momentin është e vështirë që të eliminohet problemi i sigurimit të të ardhurave të mjekëve nga shitja e barnave në spitale. Tani po shfaqen efektet e reformës shëndetësore dhe me shtimin e investimeve, sigurisht edhe rezultatet do të jenë më të larta. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China