Anëtari i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës dhe sekretari i Komisionit të Partisë Komuniste të Kinës për Rajonin Autonom të Singjian-Ujgurit Zhang Chunxian tha se ky rajon është i bashkuar në stabilitetin shoqëror. Sipas tij, aktet terroriste dhe të dhunshme nuk janë probleme fetare, apo kombëtare, por janë krime kundër njerëzimit.
Sipas Zhang, incidentet që ndodhën ditët e fundit në Singjian-Ujgur janë të lidhura me aktivitetet ndërkombëtare terroriste. Banorët dhe populli kinez urrejnë akte të tilla, tha ai duke shtuar se terroristët nuk dëshirojnë të shohin një Singjian-Ujgur të zhvilluar.
Zhang shtoi se përsa u përket këtyre akteve, autoritetet vendore do të vazhdojnë t'i godasin personat e përfshirë në to sipas ligjeve për të mbrojtur me këmbëngulje unifikimin shtetëror dhe bashkimin kombëtar, duke garantuar banorët e kombësive të ndryshme të jetojnë në një shoqëri me rend të qëndrueshëm dhe harmonik. (Çan Yean/ Ardi Pulaj)