PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Më shumë mbështetje për arsimin privat"
2012-03-07 17:37:37 cri komenti juaj Printoni
Në përgjigje të kërkesës në rrije për arsimin, numri i shkollave private është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit në Kinë. Si të zhvillosh arsimin privat është një çështje kryesore diskutimi mes këshilltarëve politikë gjatë mbledhjes vjetore të Konferencës Konsultative Politike. Ata po bëjnë thirrje për më shumë politika mbështetëse dhe për një shpërndarje më të arsyeshme të burimeve arsimore.

Shkollat private filluan të zhvillohen me shpejtësi pas miratimit të ligjit "Për Promovimin e Shkollave Private" në vitin 2003, i cili ju dha status të barabartë si shkollave të sistemit publik ashtu edhe atyre të sistemit privat.

Gu Yeli, zëvendëspresidenti i Universitetit të Guangdongut për Studime të Huaja dhe anëtar i organit këshillimor të vendit, Konferencës Konsultative Politike, thotë se zhvillimi i arsimit privat në Kinë është thelbësor për sistemin arsimor të vendit.

"Edukimi privat vjen si produkt i reformës kineze që promovon arsimin kombëtar, pasi ne nuk kemi burime të mjaftueshme arsimore për të përballuar kërkesën në rritje dhe shkollat e mbështetura nga qeveria nuk mund të plotësojnë të gjitha nevojat në një periudhë afatshkurtër. Ndaj arsimi privat luan një rol të rëndësishëm për të plotësuar mangësitë."

Në plan të përgjithshëm shpenzimet për arsimin në vend do të rriten. Sipas Ministrisë së Arsimit, në fund të vitit 2010, u hapën mbi 120,000 institucione private arsimore duke zënë 22 për qind të totalit kombëtar me 34 milionë studentë.

Por shumë njerëz janë të keqinformuar për shkollat private. Shumë prej tyre mendojnë se ato janë institucione që duan thjeshte të përfitojnë. Zoti Gu thotë se keqkuptimet kanë nxitur më shumë kontrolle dhe më pak mbështetje për shkollat private në bërjen e politikave.

Politika aktuale e arsimit bën pak për tërheqjen e mësuesve të mirë në shkollat private. Ata që punojnë në institucionet private nuk përfitojnë sigurimet shoqërore, ashtu siç përfitojnë mësuesit në shkollat publike.

Zhang Jieting, një tjetër këshilltar politik dhe investitor në sektorin privat të edukimit, pranon se ka një hendek për subvencionet qeveritare midis shkollave publike dhe atyre private, çka e bën të pamundur konkurrencën e ndershme.

"Unë mendoj se ajo për të cilën kemi më shumë nevojë është konkurrenca e ndershme, sepse tani ne nuk qëndrojnë në të njëjtën pikënisje. Për shembull, investimet për shkollat e mesme publike janë shumë më të mëdha sesa për shkollat private. Pra ne kemi nevojë për konkurrencë të ndershme. Sigurisht e kërkon procesi."

Zhang sugjeron se qeveria duhet të riorganizojë politikën e saj për të lejuar mbështetjen e shkollave private.

Këshilltari Gu, sugjeron gjithashtu se përhapja e shkollave private mund të vijë duke iu dhënë më tepër elasticitet në çështjet financiare. Ai beson se pavarësisht nga problemet aktuale, shkollat private kanë përvojë për të luajtur një rol më të rëndësishëm në sistemin arsimor të Kinës.

"Me zhvillimin shoqëror dhe ndërgjegjësimin e më shumë njerëzve, zhvillimi i arsimit privat është i pashmangshëm. Nëse qeveria jonë garanton më shumë mbështetje, unë mendoj se shkollat private mund të mbajnë të njëjtin ritëm si shkollat publike dhe madje të bëhen rryma kryesore e arsimit kinez."

Ministria e Arsimit është duke shqyrtuar një politikë mbështetje për arsimin privat. Qin He, president i "Jilin Huaqiao Foreign Languages Institute", beson në të ardhmen e shkollave private pasi lexoi projekt dokumentin e shpërndarë për diskutim publik.

"Dokumenti ka ngritur pozitën e arsimit privat, pra është si të kesh dy role të rëndësishme si një rritje pikë për çështjen e arsimit dhe një forcë vitale për reformën arsimore. Ajo do të sigurojë një platformë më të gjerë për zhvillimin tonë."

Në raportin e tij kryeministri Wen Jiabao tha se shpenzimet qeveritare për arsimin do të zënë 4 për qind GDP-së së vendit këtë vit, duke shënuar një rritje të buxhetit në këtë fushë. (Leftion Peristeri)

Kinë, projektbuxheti pëson rritje në programin e mirëqenies

Projektbuxheti i Kinës për vitin 2012, i prezantuar në seancën parlamentare të së hënës, flet për rritjen e investimeve qeveritare për programin e mirëqenies.

Rreth 211.76 miliardë juanë do të shkojnë për strehimin: këtu rritja është 23.1 për qind.

"Një analizë e shpenzimeve të mësipërme tregon se në vitin 2012 qeveria qendrore do të shpenzojë një total prej afërsisht 1.4 trilionë juan, një rritje prej 19.8 për qind, në fushat që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e njerëzve," thotë raporti.

Në terma të buxhetit lokal, shpenzimet për edukimin, sistemin e kujdesit shëndetësor, përkrahjes sociale dhe strehimit do të njohin një rritje të ndjeshme, që varion nga 14.2 për qind në 18.4 për qind.

"Duke konsideruar të gjithë faktorët, qeveritë e të gjitha niveleve duhet t'i përqendrojnë burimet e tyre financiare për të përmbushur detyrat kryesore me synim ruajtjen dhe përmirësimin e standardeve të jetesës në vitin 2012," thotë raporti.

Detyrat që i referohen shpenzimeve për arsimin kanë arritur në 4 për qind të GDP-së, duke zgjeruar sistemin e sigurimit shoqëror, nxitur reformën shëndetësore, ndërtimin e më shumë se 7 milionë banesave të subvencionuara nga qeveria, si dhe përmirësimin e shërbimit kulturor dhe prosperitetit rural.

Steven Dunaway, ekspert pranë "Council on Foreign Relations" me seli në Nju Jork, i tha agjencisë së lajmeve Xinhua, se përmirësimi i jetesës së njerëzve është një pikë kritike për të ardhmen e Kinës.

"Kjo është thelbësore për nevojën e rebalancimit të ekonomisë Kinës, duke e mbajtur larg varësisë së madhe që ka nga investimet dhe eksportet dhe për mbështetjen më të madhe tek konsumi i brendshëm," tha Dunaway.

Qeveria duhet të punojë më shumë, veçanërisht në fushën e arsimit, kujdesit shëndetësor dhe pensioneve, shtoi ai.

Projektbuxheti qendror dhe lokal për vitin 2012 do të vlerësohet nga deputetët e Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China