PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ditari i fëmijëve të lënë pas dore
2012-03-07 17:36:51 cri komenti juaj Printoni
Në Kinë ka një kategori të caktuar të shoqërisë që quhet "fëmijët e lënë pas dore". Ata janë lën pas nga prindërit, që shkojnë në qytete të mëdha larg shtëpive si punëtorë emigrantë. Fëmijët e tyre qëndrojnë në zonat rurale, ku shkojnë në shkollë ose në disa raste edhe përpiqen të mbijetojnë vetë.

Në rubrikën e sotme, do t'iu prezantojmë një libër me titullin "Ditari i fëmijëve kinezë të lënë pas dore", një përmbledhje e përshtypjeve të 26 fëmijëve nga provinca jugperëndimore e Kinës, Guizhou.

Libri është redaktuar nga Yang Yuansong, që është mësuesi i këtyre fëmijëve. Ai shpreson se libri do të ndihmojë njerëzit të kuptojnë më shumë për jetën e këtyre fëmijëve.

"Ditari i fëmijëve kinezë të lënë pas dore" është libri i parë që përshkruan në detaje jetën e këtyre fëmijëve në zonat rurale, në formën e ditareve. Në kopertinën e librit janë vendosur fotografi bardhë-e-zi të katër fëmijëve që buzëqeshin me titullin "Mos i shihni me përbuzje. Inkurajohini ata".

Duke shfletuar librin, është e pabesueshme ajo që lexon. Fëmijët diskutojnë për emocionet më intime për jetët e tyre. Disa prej tyre shpresojnë se një ditë do të arrijnë të jetojnë me prindërit e tyre. Disa të tjerë shpresojnë se kurrë nuk do të kenë mungesë ushqimesh. Aty shprehen dëshirat që edhe ata të jetojnë si gjithë fëmijët e tjerë, duke luajtur me shokët, të lexojnë libra, etj.

Në libër shkruhet:

"Hej, mos ha aq shumë. Kam frikë se do mbarojë gjithçka dhe nuk do kemi gjë për të ngrënë nesër."

"Unë nuk shkova në shkollë sot, pasi nuk kemi ujë në shtëpi, prandaj më duhet të shkoj të mbush ujë."

"Unë dua të pyes babanë tim që të qëndrojë, por nuk di se si."

"Dua t'i them mamit se ajo vetëm na ka lindur mua dhe vëllanë e vogël, por nuk po na rrit. Ajo nuk e ka kryer siç duhet detyrën e të qënit nënë!"

"Më pëlqen të vizatoj. Shpresoj të bëhem një artist në të ardhmen!"

Çdo fjalë është prekëse dhe do t'iu tregojë të gjitha anët e këtyre fëmijëve. Është e vështirë të besosh se sa të tmerrshme janë jetët e tyre. Por gjithashtu impresionohesh nga optimizmi i tyre dhe guximi. Ata nuk janë të dobët, pasi mendojnë se një jetë e re dhe më e mirë i pret.

Yang Yuansong, redaktori i "Ditarit të fëmijëve kinezë të lënë pas dore", është njëkohësisht mësuesi i tyre. Ai shkruan se ishte ideja e tij për të pyetur nxënësit që të shkruanin ditarë, në mënyrë që të përmirësonin shkrimin. Kur ai lexoi historitë në ditare, u prek shumë.

"Lexova historinë e një nxënëseje që kishte shkuar të mbushte vetë ujë diku larg për t'u kujdesur për gjyshen dhe vëllanë e vogël. U shokova, ndaj i kushtova vëmendje më të madhe ditarit të saj. Nxënësit e tjerë po ashtu kanë bërë një punë të mirë. Histori të ndryshme, kanë stile të ndryshme. Interesi mu shtua për këto histori, prandaj nisa që t'i grumbulloj ato", thotë Yang Yuansong.

Të ashtuquajturit fëmijët e lënë pas dore janë një problem në Kinë. Për shkak të situatave të ndryshme ekonomike në zonat urbane dhe ato rurale, shumë të rinj janë larguar nga fshatrat ku kanë lindur për t'u shndërruar në punëtorë emigrantë, duke lënë pas fëmijët, që rriten nga gjyshërit.

Të dhënat e fundit tregojnë se ka 58 milionë fëmijë të tillë në Kinë. Disa prej tyre kanë hasur në probleme, si pasojë e mungesës së dashurisë prindërore dhe përkujdesjes.

Yang Yuansong thotë se libri e bëri që të kuptojë mërzinë e nxënësve, dhimbjen, mendimet konfuze dhe ëndrrat. Ai thotë se duke dashur që t'i ndihmonte vendosi që të botohej libri me shkrimet e nxënësve.

Një nga nxënësit shkruan:

"Këto ditë moti është shumë i thatë. Duhet të kujdesem për gjyshërit, teksa do të merrem edhe me punët e shtëpisë. Ndjehem i lodhur çdo ditë. Mësuesi na ka kërkuar që të shkruajmë çdo ditë në ditar, për të përshkruar atë që na ndodh. Ai thotë se do të botojë një libër mbi ato që ne kemi shkruar në ditar për të inkurajuar fëmijët si ne. Unë i them vetes se duhet të mësoj shumë dhe të shkoj në universitet në të ardhmen."

Një tjetër student shkruan:

"Pavarësisht se sa i lodhur jam çdo ditë, do të vazhdoj të shkruaj në ditar. Në këtë mënyrë, do të mbaj mend se cila është ëndrra ime."

Problemet sociale, si ai i fëmijëve të braktisur nuk mund të zgjidhen në një ditë. Por mund të shohim se është bërë progres në jetën e përditshme. Falë Yang Yuansong, që u ka dhënë nxënësve në mundësi për t'iu afruar realizimit të ëndrrave të tyre dhe që hapi një dritare për të tjerët për mësuar mbi nxënësit e tij, mund të ketë një të ardhme më të mirë për këta fëmijë. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China