PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shen Zhigang: "Përfshirje në arsim të fëmijëve të punëtorëve emigrantë"
2012-03-07 17:34:52 cri komenti juaj Printoni
Përfaqësuesi i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Shen Zhigang, thotë se duhet të përfshihen fëmijët e punonëtorëve emigrantë në sistemin e edukimit të detyrueshëm të qytetit.

Sipas tij, qeveria duhet të kërkojë qartë se rajonet e ndryshme duhet të përfshijnë fëmijët e punëtorëve emigrantë në sistemin e edukimit të detyrueshëm të qytetit, në anën e investimit të shpenzimeve të ndërtimit të infrastrukturës arsimore dhe të burimeve të mësuesve, në mënyrë që numri i fëmijëve të kësaj kategorie të shtohet në numrin e të përgjithshëm të nxënësve. Shen Zhigang kërkon edhe anulimin e strukturës me dy standarde të sistemit administrativ të edukimit, duke ofruar të drejta plotësisht të barabarta në arsim.

Qeveritë lokale dhe ajo qendrore duhet të studiojnë sistemin e garantimit të kuotave për fëmijët e punëtorëve emigrantë, thotë Shen. Sipas tij, në buxhet duhet të sigurohen së pari fondet e duhura për përmirësimin e nivelit të infrastrukturës së arsimit të detyrueshëm të fëmijëve të punëtorëve emigrantë. Njëkohësisht duhet të studiohen edhe mënyrat e zhvillimit të shkollave për këta fëmijë, nëse ka kushte duhet të transferohen gradualisht në shkolla të financuara nga qeveria, ose në ato private, por të ndihmuar nga qeveria, tha përfaqësuesi i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Shen Zhigang. (Vera/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China