PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wen flet për arsimin dhe sigurinë e autobusëve shkollore
2012-03-07 17:33:32 cri komenti juaj Printoni
Kryeministri kinez Wen Jiabao vuri në dukje në raportin e tij mbi veprimtarinë e qeverisë në sesionin e pestë të legjislaturës së 11-të të Asamblesë Kombëtare se duhet të forcohet puna administrative për sigurimin e autobusve të shkollave dhe të garantohet siguria e fëmijëve.

Ai vuri në dukje gjithashtu se duhet të nxitet më tej zhvillimi i balancuar i arsimit të detyrueshëm, përsosja e burimeve në shkollat e pjesës perëndimore dhe qendrore, të zonave rurale, të pakicave kombëtare dhe të shkollave me probleme në zonat urbane. Sipas Wen, duhet t'i kushtohet vazhdimisht vëmendje zgjidhjes së problemeve të shkollave, hyrjes së vështirë në arsimin parashkollor, etj.

Shpërndarja e shkollave në fshatra duhet të bëhet sipas situatës aktuale, tha Wen, duke shtuar se duhet të rregullohen marrëdhëniet e cilësisë së arsimit me shkollimin e fëmijëve sa më afër vendbanimeve si dhe të inkurajohen sektorët e ndryshëm që të investojnë në arsim.

Wen Jiabao u shpreh se duhet të përsoset sistemi i ndihmës së arsimit nga shteti e të përfshihen gradualisht të gjithë nxënësit e zonave rurale në politikën e heqjes së pagesës për arsimin profesional të shkollës së mesme. Wen gjithashtu tha se duhet të zgjerohet sfera e ndihmës për studentët që vijnë nga familjet e varfëra si dhe të drejtohen investimet shoqërore drejt fushës së arsimit. (Vera/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China