Në një periudhë afatgjatë investimet kineze jashtë vendit dhe investimet që tërhiqen në Kinë do të shkojnë drejt një balancimi. Parashikimin e bëri ministri kinez i Tregtisë Chen Deming më 7 mars, në një konferencë për shtypin gjatë sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.
Ministri Chen Deming u shpreh se vitin e kaluar investimet kineze jashtë vendit nuk patën ulje, por rritja nuk ishte e madhe, ndërsa investimet e huaja jofinanciare ishin mbi 60 miliardë dollarë amerikanë.
Kreu i dikasterit kinez të tregtisë bëri të ditur se vjet investimet që hynë në Kinë ishin mbi 110 miliadë dollarë amerikanë. Gjithashtu, gjatë viteve të ardhshme do të shtohen investimet kineze jashtë vendit. "Kështu, ne parashikojmë që investimet dydrejtimëshe do të shkojnë drejt një balancimi në një periudhë afatgjatë", tha z. Chen.(Jiang Lei/Artani)