Të ardhurat e bujqve dhe blegtorëve në Tibet janë rritur mbi 10 %
Më 7 mars kryetari i Rajonit Autonom të Tibetit të Kinës Baima Cilin u shpreh në Pekin se të ardhurat e bujqve dhe blegtorëve tibetianë janë rritur mbi 10 për qind për të nëntin vit me radhë. Vitin e kaluar numri i turistëve kinezë dhe të huaj që vizituan Tibetin arriti në mbi 8 milionë e 600 mijë, duke u shtuar mbi 26 për qind në krahasim me vitin 2010. Mbi 50 mijë bujq dhe blegtorë tibetianë punojnë në sektorin e turizmit. Baima Cilini u shpreh se Tibeti u kushton rëndësi të madhe veprave që kanë lidhje me jetën e banorëve të tij dhe ka zbatuar projekte në tetë fusha, si energjia elektrike, uji, transporti rrugor, radio e televizioni etj. (Du/Artani)