Fondet e pensioneve, "siguria është e para"
Në një konferencë shtypi të organizuar më 7 mars, ministri i Burimeve Njerëzore dhe i Sigurimeve Shoqërore i Kinës Yi Weimin u shpreh se, në nivel kombëtar, në Kinë nuk ka problem të mungesës së fondeve të pensioneve. Sipas tij, investimet në fondet e pensioneve në Kinë duhet të kryhen sipas parimit "Siguria është e para". Yi Weimin-i tha se tani vëllimi i përgjithshëm i fondit të pensioneve të punonjësve të ndërmarrjeve kineze është 1.9 trilionë juanë. (Du/Artani)