Muzeu "Pallati i Dimrit" në Pekin, i njohur edhe si "Qyteti i Ndaluar", zbulon të ardhurat nga biletat e shitura vitin e kaluar, në përpjekje për të shtuar transparencën dhe për të hequr shqetësimet e publikut lidhur me skandalet e kaluara në lidhje me veprimtaritë e tij.
Muzeu mblodhi një shifër prej 650 milionë juanësh nga shitja e biletave vitin e kaluar, shumë kjo që iu dorëzua thesarit të shtetit.
Gjithashtu, të ardhurat në këtë muze janë shtuar edhe nga shitja e suvenirëve për vizitorët. (Albana)