Kina është në gjendje të garantojë sigurinë e impianteve të saj të energjisë bërthamore. Gjatë diskutimit për raportin e mbajtur më 5 mars nga kryeministri i Kinës, Wen Jiabo, mbi veprimtarinë qeveritare, disa anëtarë të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez të fushës së energjisë bërthamore, deklaruan se teknikat aktuale të Kinës mund të garantojë sigurinë e impianteve bërthamore.
Ish-drejtori i Agjencisë së Energjisë së Kinës Zhang Guobao, tha se aktualisht energjia bërthamore zë një përqindje shumë të vogël në strukturën e energjetike të Kinës. Sipas tij energjia bërthamore është pjesë e rëndësishme përbërëse e së ardhmes.
"Kina do të zhvillojë vazhdimisht energjinë bërthamore dhe teknikat aktuale mund të garantojë siguri të plotë," tha Zhang. (Vera/Leftion Peristeri)


















