Gjatë një intervistë për një gazetë australiane presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, u shpreh se dalja e Greqisë nga Eurozona do të jetë një katastrofë për popullin grek.
Ai tha gjithashtu se dalja do të shkaktojë një sërë reagimesh zinxhir brenda Eurozonës. Njëkohësisht ai shprehu besim se Greqia do ta kapërcejë këtë krizë. Sipas Barrosos nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të reformave të ashpra të kursimit. (Vera/Leftion Peristeri)