PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Yang Jiechi: Kina beson tek Europa e euroja
2012-03-06 19:40:08 cri komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm kinez Yang Jiechi u shpreh më 6 mars në Pekin se Kina ka pasur gjithmonë besim tek Europa e euroja dhe e ka përkrahur në mënyrën e vet stabilitetin e euros e të financave europiane. Kina dëshiron të vazhdojë të investojë në Evropë, me qëllim që të përfitojnë bashkërisht të dyja palët.

Kryediplomati kinez tha në konferencën e shtypit të sesionit të 5-të të legjislaturës së 11-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës se ditët e fundit liderët kinezë e evropianë janë takuar dhe kanë arritur rezultate të rëndësishme. Perspektiva e zhvillimit të marrëdhënieve kino-europiane është e gjerë. Megjithëse monedha e përbashkët europiane po përballet me shumë vështirësi, Kina beson që Europa ka aftësinë dhe urtësinë të dalë nga vështirësitë, të zgjidhë problemin e borxheve dhe të arrijë një zhvillim të mëtejshëm. (Çang Çuo/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China