Më 6 mars paradite ministri i Jashtëm i Kinës Yang Jiechi përgjithësoi punën e diplomacisë kineze në dhjetë vjetët e kaluar, duke vënë në dukje se ajo ka pasur rezultate të dukshme.
Në konferencën e shtypit të organizuar nga sesioni vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Yang Jiechi tha se gjatë këtyre dhjetë vjetëve diplomacia e Kinës ka krijuar një mjedis të favorshëm të jashtëm për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit.
Z. Yang shtoi se në këta dhjetë vjet arritjet e diplomacisë kineze kanë qenë kryesisht në pesë fusha: 1. shërbimi ndaj zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit; 2. forcimi i bashkëpunimit miqësor me vende e organizata të ndryshme të botës; 3. pjesëmarrja aktive në punën e reformës globale; 4. shfaqja e imazhit të hapur e demokratik të Kinës; 5. dhënia e ndihmesës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare dhe për nxitjen e zhvillimit ekonomik botëror. (Fani/Artani)