PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina thekson strategjinë me përfitime të ndërsjella
2012-03-06 20:03:21 cri komenti juaj Printoni

"Marrja parasysh e gjendjes së përgjithshme, kërkimi i bashkëpunimit, nxitja e reformës, krijimi i imazhit të mirë dhe ndihmesa": këto pesë pika përmendi ministri i Jashtëm Yang Jiechi duke bërë një përmbledhje të punës së diplomacisë kineze gjatë dhjetë vjetëve të kaluar. Ai theksoi gjithashtu që Kina do të vazhdojë të ndodhet para mundësive të rëndësishme strategjike të zhvillimit në dhjetëvjeçarin e ardhshëm, ndaj do të vazhdojë një politikë të jashtme të pavarur e paqësore dhe do të këmbëngulë në strategjinë e hapjes me përfitime të ndërsjella.

Më 5 mars kryeministri i Kinës Wen Jiabao mbajti raportin e punës së qeverisë para Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës. Ai vuri në dukje që në vitin 2012 diplomacia kineze duhet t'i shërbejë më mirë Reformës e Hapjes dhe ndërtimit të socializmit modern, si dhe t'i kushtojë më shumë rëndësi nxitjes së rritjes ekonomike dhe ruajtjes së stabilitetit në botë. Mbështetur në këto mendime të kryeministrit Wen, Yang Jiechi shpjegoi se cilat do të jenë punët kryesore të diplomacisë kineze sivjet:

"Puna jonë këtë vit do të jetë në shërbim të ndryshimit të modelit të zhvillimit ekonomik të vendit, për t'iu përgjigjur siç duhet rreziqeve dhe sfidave që vijnë nga jashtë, si dhe për të krijuar një mjedis të jashtëm më të mirë për vendin tonë. Do të vazhdojmë të mbrojmë sovranitetin e sigurinë kombëtare dhe të punojmë për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare e rajonale nëpërmjet dialogut, konsultimeve dhe bisedimeve, veçanërisht lidhur me çështjet më të nxehta. Kjo është përgjegjësia e Kinës si një vend i madh në botë."

Kreu i diplomacisë së Kinës foli gjithashtu edhe për çështjet ndërkombëtare, të tilla si kriza financiare, ringjallja e ngadaltë e ekonomisë botërore, ndryshimi i klimës dhe siguria ushqimore:

"Dhjetë vjetët në vijim do të jenë një periudhë me një sërë ndryshimesh të strukturës globale, një periudhë që kërkon ndërveprim të ngushtë ndërmjet palëve të ndryshme. Vendet në zhvillim do të jenë më të forta, fuqitë e ndryshme të botës do të kenë një marrëdhënie më të ekuilibruar. Kina do të vijojë bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella. Ajo mbron qëndrimin që vendet e ndryshme duhet të marrin parasysh interesat e njëri-tjetrit dhe të kujdesen për njëri-tjetrin, me qëllim që të garantojnë zhvillimin e një rendi botëror të paanshëm dhe të arsyeshëm."

Ndërsa marrëdhëniet midis Kinës dhe vendeve fqinje, që kanë tërhequr vëmendjen e botës, Yan Jiechi i shpjegoi me një metaforë:

"Ne jemi në një botë jo të baraspeshuar. Dikush ka një bri më të madh, dikush më të vogël, dikush ka mbetur pa bri. Por unë mendoj që shifrat janë më të rëndësishme sesa brirët. Kina tani është partneri më i madh tregtar i shumë vendeve fqinje. Në vitin 2011 vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së Kinës me vendet aziatike i kaloi 1 trilion dollarët, dhe kemi investuar afërsisht 20 miliardë dollarë në këtë rajon. Kemi pasur arritje si kurrë më parë në shkencë, financa, energjetikë dhe shumë fusha të tjera. Kur lindin mosmarrëveshje me vendet fqinje, gjithmonë bëjmë përpjekje për t'i zgjidhur në mënyrë paqësore. Ndërkohë, dëshirojmë që palët e tjera të respektojnë interesat e drejta të Kinës, që të shmangim ndërlikimin e situatës dhe të nxitim bashkërisht qëndrueshmërinë, zhvillimin dhe përparimin e Azisë." (Wang Xianya/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China