PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Raporti i Kryeministrit Wen Jiabao
2012-03-05 16:44:09 cri komenti juaj Printoni

Në Kinë po zhvillohen dy aktivitetet kryesore politike të vitit: Konferenca Konsultative e Popullit Kinez dhe Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës.

Në sesionin e 5-të vjetor të Legjislaturës së 11-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, kryeministri kinez Wen Jiabao paraqiti raportin e punës së qeverisë para afro 3000 përfaqësuesve të Asamblesë. Në këtë dokument i bëhet një retrospektivë punës së qeverisë kineze vitin e kaluar dhe përcaktohen detyrat dhe prioritetet kryesore për vitin 2012.

Ndërsa, gjatë sesionit që zgjat deri në 13 mars, pjesëmarrësit do të shqyrtojnë raportin e punës së qeverisë, raportin e punës së Komitetit të Përhershëm të Asamblesë, të Gjykatës së Lartë, të Prokurorisë së Shtetit, do të shqyrtojnë dhe miratojnë planin dhe buxhetin shtetëror, si dhe ndryshmet e Kodit të Procedurës Penale, kuotat dhe zgjedhjet e përfaqësuesve të legjislaturës së 12-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës në pjesën kontinentale dhe në Hong Kong e Makao.

Në këtë cikël rubrikash speciale mbi sesionet e marsit në Radion e Jashtme të Kinës, në rubrikën e parë do të përqendrohemi pikërisht tek puna e qeverisë dhe prioritetet që kryeministri Wen ka caktuar për këtë vit.

Kina redukton në 7.5% rritjen e GDP-së për 2012-n

Kina vendosi si synim të rritjes së GDP-së nivelin 7.5 për qind këtë vit, nga 8 për qind që ishte në vitin 2011, sipas raportit për punën e qeverisë të mbajtur nga kryeministri Wen Jiabao në sesionin vjetor të parlamentit të hënën.

Kjo është hera e parë që qeveria kineze e ul parashikimin për rritjen ekonomike pasi e ka mbajtur atë në nivelin 8 për qind për tetë vite me radhë. Ulja e parashikimit të rritjes ekonomike vjen nën shqetësimet e përhapura nga kriza ekonomike botërore dhe presioni për të shpejtuar ndryshimin e strukturës ekonomike të vendit pas vitesh të karakterizuara nga rritja e fortë ekonomike.

"Këtu unë dua të deklaroj uljen e normës së rritjes së GDP-së, me qëllim për ta përshtatur me synimet e 'Planit 5-vjeçar të 12-të' dhe për të udhëzuar njerëzit në të gjithë sektorët ta përqendrojnë punën e tyre në transformimin e modelit të zhvillimit ekonomik, duke e bërë zhvillimin ekonomik më të përshtatshëm dhe më të efikas në mënyrë që të arrijë një nivel zhvillimi afatgjatë më të lartë dhe me cilësi më të lartë," tha Wen.

Paraprakisht, Kina ka lajmëruar mbajtjen e rritjes ekonomike në nivelin 7 për qind nga viti 2011 deri në 2015-n, gjatë 'Planit 5-vjeçar të 12-të'.

Ekonomia kineze u rrit me 9.2 për qind në vitin 2011 përkatësisht 47.16 trilionë juanë (rreth 7.49 trilionë USD) më pak se rritja 10.4 për qind e vitit 2010. Më tremujorin e katërt të vitit të kaluar, rritja ekonomike e deklaruar ishte 8.9 për qind.

Qeveria ka vendosur si temë kryesore të zhvillimit ekonomik dhe social këtë vit: "përparojmë duke ruajtur stabilitetin", temë e përcaktuar gjatë konferencës qendrore ekonomike dhjetorin e kaluar.

Kryeministri Wen Jiabao theksoi se Kina vazhdon të përballet me shumë vështirësi dhe sfida të brendshme ashtu edhe në arenën ndërkombëtare në zhvillimin ekonomik dhe social të saj.

"Ne jemi fort të vetëdijshëm për të," shtoi ai, duke përshkruar si "torturë" rimëkëmbjen e ekonomisë botërore.

Fondi Monetar Ndërkombëtar e uli parashikimin për rritjen e GDP-së së Kinës në 8.2 për qind nga 9 për qind që e parashikoi në shtator të 2011-s. Fondi thotë se rritja e parashikuar e GDP-së kineze mund të përgjysmohet, në qoftë se eurozona, partneri më i madh ekonomik, vuan një rënie të mprehtë për shkak të problemeve të borxhit.

Brenda vendit, kryeministri Wen tha se është bërë më e vështirë për të zgjidhur problemet institucionale dhe strukturore si edhe lehtësimin e problemit të pabarazisë dhe zhvillimit të paqëndrueshëm e të pakoordinuar.

"Ulja e objektivit të rritjes ka reflektuar jo vetëm konsideratën e qeverisë mbi situatën ekonomike, por edhe vendosmërinë për t'u përqendruar tek rritja e cilësisë, duke i lënë hapësirë ​​të mjaftueshme transformimit të modelit të zhvillimit të vendit," tha ish-asistenti i ministrit të Tregtisë, Huang Hai.

Kina do të vazhdojë të ndjekë një politike fiskale pro aktive dhe një politike të kujdesshme monetare, duke kryer "në kohën e duhur rregullime të përshtatshme dhe harmonike" dhe gjithashtu duke e bërë politikën e saj "më të orientuar, elastike dhe paraprijëse", thekson raporti.

"Për të arritur një rritje të qëndrueshme, ne do të vazhdojmë zgjerimin e kërkesës së brendshme dhe do të mbajmë kërkesën e jashtme në nivel të qëndrueshëm. Do të zhvillojmë fuqishëm ekonominë reale dhe me përpjekje të vështira do t'i kundërvihemi faktorëve të ndryshëm të destabilizues dhe pasigurisë në vend dhe jashtë tij. Të angazhohemi menjëherë për të zgjidhur çështjet që mund të dalin dhe që sinjalizojnë tendenca të pafavorshme, dhe ruajnë një rritje të qëndrueshme të rendimentit ekonomik," tha Wen.

Qeveria kineze ka deklaruar se këtë vit do të përpiqet të ruajë inflacionin në nivelin e 4 për qind. Indeksi kinez i çmimeve të konsumit (CPI), një matës kryesor i inflacionit, u rrit me 4.5% në janar në bazë vjetore, duke u ulur pas 37-të muajve të nivelit të lartë 6.5 për qind korrikun e kaluar.

Kryeministri renditi disa faktorë për rritjen e inflacionit në 4%, siç është tregtia e jashtme, rritja e kostove të prodhimit dhe niveli i konsumit të popullsisë. Wen shtoi se ka hapësirë për ndërmarrjen e reformës së çmimeve.

Në raportin e tij vjetor kryeministri kinez Wen Jiabao foli edhe për shtimin e numrit të vendeve të punës. Sipas do të krijohen 9 milionë vende punë në zonat urbane ndërsa papunësia do të mbahet nën kontroll brenda nivelit 4.6%. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China