PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekin, u hap sesioni i 5-të i Legjislaturës së 11-të të AKPK-së
2012-03-05 09:08:07 cri komenti juaj Printoni

Sesioni i 5-të vjetor i Legjislaturës së 11-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, u hap në Pekin të hënën në mëngjes. Në të morën pjesë udhëheqësit më të lartë kinezë Hu Jintao, Wu Bangguo, Wen Jiabao, Jia Qinglin, Li Changchun, Xi Jinping, Li Keqiang, He Guoqiang, Zhou Yongkang etj.

Në sesion, kryeministri kinez Wen Jiabao paraqiti raportin e punës së qeverisë para afro 3000 përfaqësuesve të Asamblesë. Në këtë dokument bëhet një retrospektivë e punës së qeverisë kineze në vitin e kaluar dhe përcaktohen detyrat dhe prioritetet kryesore për vitin 2012.

Ndërsa, gjatë sesionit që zgjat deri në 13 mars, pjesëmarrësit do të shqyrtojnë raportin e punës së qeverisë, raportin e punës së Komitetit të Përhershëm të Asamblesë, të Gjykatës s Lartë, të Prokurorisë, do të shqyrtojnë dhe miratojnë planin dhe buxhetin shtetëror, si dhe amendimin e projekt-ligjit për padinë penale, kuotat dhe zgjedhjet e përfaqësuesve të legjislaturës së 12-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës në pjesën kontinentale dhe në Hong Kong e Makao. (Çan Yean/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China