PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kryeministri Wen shpalos prioritetet e qeverisë
2012-03-05 11:30:35 cri komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Wen Jiabao mbajti raportin e punës së qeverisë në sesionin e 5-të vjetor të Legjislaturës së 11-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës ku vlerësoi se këtë vit, objektivi kryesori i zhvillimit ekonomik e shoqëror të Kinës është ulja e ritmit të rritjes së ekonomike në 7.5%. Tjetër objektiv i qeverisë është krijimi i 9 milionë vendeve të reja të punës në zonat urbane. Për sa i përket papunësisë, kryeministri Wen deklaroi se qeveria do të përpiqet ta mbajë atë në nivelin e 4.6%. Ndërsa Indeksi i Çmimeve të Konsumit (CPI), sipas kryeministrit do të mbahet në nivelin e 4%. CPI-ja është një tregues kryesor i matjes së inflacionit.

Wen Jiabao tha se sigurimi e përmirësimi i jetesës së popullit janë detyrat kryesore të punës së qeverisë dhe se do të shtohen më shumë fonde në këtë fushë.Në raport thuhet se ekzistojnë ende shumë vështirësi e sfida në zhvillimin ekonomik e shoqëror të Kinës dhe për t'i zgjidhur, duhet të nxitet në mënyrë të gjithanshme reforma në sistemin ekonomik, sistemin politik etj.

Wen Jiabao vuri në dukje se pikat kryesore të reformës së këtij viti përfshijnë thellimin e reformës së sistemit financiar dhe të taksave, nxitjen e zhvillimit të përbashkët të ekonomive me pronësi të ndryshme, thellimin e reformës së çmimit të mallrave, thellimin e reformës së shpërndarjes së të ardhurave, shpejtimin e reformës së organeve qeveritare.

Sesioni do të zgjasë deri të martën e ardhshme. (Fani/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China