PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, synimi i rritjes së GDP-së është 7.5%
2012-03-05 11:25:43 cri komenti juaj Printoni
Kina synon të arrijë në vitin 2012 një rritje të GDP-së prej 7.5%, ndërsa qeveria do të përpiqet të mbajë inflacionin në nivelin 4%. Parashikimet janë të kryeministrit Wen Jiabao, gjatë prezantimit të raportit të punës të hënën, në sesionin vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.


Wen Jiabao theksoi në raport se rritmi i rritjes ekonomike do të ulet për të arritur synimet e "Planit 5-vjeçar të 12-të", pra realizimin e zhvillimit të qëndrueshëm afatgjatë.


Kryeministri renditi disa faktorë për rritjen e inflacionit në 4%, siç është tregtia e jashtme, rritja e kostove të prodhimit dhe niveli i konsumit të popullsisë. Wen shtoi se ka hapësirë për ndërmarrjen e reformës së çmimeve.


Në raportin e tij vjetor kryeministri kinez Wen Jiabao foli edhe për shtimin e numrit të vendeve të punës. Sipas do të krijohen 9 milionë vende punë në zonat urbane ndërsa papunësia do të mbahet nën kontroll brenda nivelit 4.6%.


Temë tjetër e prekur në raport ishte tregtia, ku import-eksporti pritet të rritet me rreth 10%, ndërsa situata e bilancit ndërkombëtar do të përmirësohet, shtoi kryeministri kinez. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China