Sesioni i 5-të të Legjislaturës së 11-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, do të fillojë me raportin e kryeministrit Wen Jiabao për punën e qeverisë.
Radio e Jashtme e Kinës (CRI) do ta transmetojë direkt nëpërmjet radios e uebsajtit në gjuhët kineze e angleze, dhe direkt në audio në uebsajt në gjuhët mongole e ruse.
Asambleja do të transmetohet në video nëpërmjet uebsajtit në japonisht, koreançe, spanjisht, frëngjisht dhe gjermanisht.
Në uebsajtet e seksioneve të Vietnamit, Laosit, Tailandës, Malajzisë, Filipineve, Birmanisë dhe Kamboxhias, Asambleja do të transmetohet nëpërmjet fotove dhe shkrimeve të ndryshme. (Çang Çuo)